Ekskluzive 30 April 2025, 14:31 Nga VNA

Gara për riemërimin e kreut të BKH-së, SPAK: Aida Hajnaj të kalojë testet nëse shpreh interes

Ndaje në Whatsapp
Gara për riemërimin e kreut të BKH-së, SPAK: Aida Hajnaj
Drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj Veizaj, po tenton të krijojë një ngërç artificial, me qëllim të riemërohet në këtë detyrë edhe për një mandat tjetër 5-vjeçar. Përmes një shkrese dorëzuar pranë SPAK për dijeni Këshillit të Lartë të Prokurorisë, znj. Hajnaj kërkonte të informohej lidhur me përbërjen e komisionit në SPAK, që bën dhe vlerësimin e kandidatëve. Ndërsa këmbëngul se riemërimi për të duhet të bëhet në mënyrë automatike. Për këtë çështje, VNA iu drejtua Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të marrë reagim lidhur me procedurën që do të ndiqet për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK vetëm pak ditë më parë njoftoi nisjen e procedurës së riemërimit të Drejtorit aktual të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Thënë ndryshe, ligji e detyron SPAK që t’i japë mundësinë zonjës Hajnaj të riemërohet në të njëjtin pozicion, nëse ajo shpreh interes, dhe për këtë arsye, bazuar në dispozitat ligjore, me urdhrin nr. 11794, datë 07.04.2025, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme ngriti Komisionin e Përzgjedhjes. Ky komision, sipas njoftimit, është përbërë nga z. Altin Dumani (Drejtues i Prokurorisë së Posaçme) dhe prokurorët e posaçëm z. Arben Kraja dhe z. Behar Dibra. Në përgjigje të kërkesës për informacion, SPAK sqaroi se “Fillimisht, Komisioni shqyrton kërkesën për riemërim të Drejtorit aktual të BKH-së, i cili i nënshtrohet të gjitha fazave të përcaktuara nga ligji nr. 95/2016, përfshirë: • Shqyrtimin e aplikimit;

• Testin e arsyetimit logjik;

• Test me shkrim;

• Intervista;

• Kontrollin mjekësor;

• Testin e aftësive fizike;

• Verifikimin e figurës, deklarimin e aseteve dhe testin e poligrafit”.

Ne rastin e shprehjes se interesit nga zonja Hajnaj, kjo e fundit duhet t'i nënshtrohet të gjitha fazave të procesit.

“Ky proces zhvillohet vetëm për Drejtorin në detyrë. Pas vlerësimit të kalimit të Drejtorit në detyrë të të gjitha fazave më lart, Komisioni vlerëson nëse kandidati përmbush kriteret e parashikuara në nenet 34 dhe 38 të ligjit nr. 95/2016. Nëse ai nuk i kalon me sukses këto faza, atëherë Komisioni i Përzgjedhjes e konsideron të mbyllur procesin e ‘riemërimit’ dhe shpall garën për përzgjedhjen e një Drejtori të ri të BKH-së”, përfundoi SPAK. Pra ndërsa ligji e ka të shprehur qartë procedurën e riemërimit të drejtuesit të BKH-së, Aida Hajnaj zgjedh të gjejë artifica për të shmangur procedurën standart për të zgjatur në shkelje të ligjit mandatin e saj në krye të BKH. Tashmë mbetet të shihet se cilat do të jenë lëvzjet e SPAK për zgjedhjen e kreut të ri të BKH-së.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme