Ekskluzive 28 April 2025, 08:35 Nga VNA

Skandalet në Superiore, Laçi tregon pazaret e javëve të fundit dhe “i bën ftesë” SPAK-ut të hedhë sytë nga futbolli

Ndaje në Whatsapp
Skandalet në Superiore, Laçi tregon pazaret e javëve të

Për ata që kishin dyshime se çfarë sezoni ishte ky që u mbyll, përgjigjen ua ka dhënë klubi i Laçit, që ra nga kategoria Superiore në javën e fundit pasi barazoi me Vllazninë! Natyrisht, kurbinasit nuk janë të kulluar, madje shpesh kanë përfituar nga sistemi që ka ngritur FSHF, por sot Pashk Laska nuk ka më raporte të mira me Dukën dhe ka vendosur të flasë. Këtë e ka bërë nëpërmjet faqes së klubit, ku rendit jo vetëm disa nga trukimet më të turpshme të këtij sezoni, por konfirmon atë që VNA e ngriti si shqetësim pak javë më parë: një mori raportesh vijnë nga agjencitë e specializuara që sinjalizojnë për ndeshje të trukuara në Shqipëri! Nëse drejtësia e re do të hidhte vështrimin nga pazaret e futbollit, do t’i jepte një shkundje një kampionati që trajtohet pa respekt dhe thjesht si një lodër fitimprurëse për një grusht njerëzish! Ah, meqë jemi te pazaret, lexoni pak çfarë thotë klubi i Laçit:

“Reagim zyrtar i KF Laçi

Së pari, i kërkojmë ndjesë gjithë tifozerisë dhe qytetarëve të Laçit, si dhe gjithë dashamirësve të klubit tonë, për këtë dështim. Ky ishte fati ynë. Faleminderit të gjithë atyre që ishin pranë ekipit edhe në ditët më të vështira! Ne jemi të sigurt që, nëse do zhvillohej një lojë e pastër, do ishim pjesë e Superligës Shqiptare.

Do donim të kalonim dhe të preknim pak temën e këtij sezoni futbollistik:

ESTRADA “SUPERIORE”

Pas 36 javëve kampionat tashmë janë dhënë verdiktet, por sa qëndrojnë vërtet ato dhe çfarë fshihet pas kuintave?

Dinamo luan teatër të hapur me Korçën në Kupë dhe në Kampionat. Haptazi hap portën Korça për Kupë dhe Dinamo në Kampionat me pretekstet, njëra me lojtarë të dëmtuar ndeshjen e parë dhe tjetra në të dytën, dhe të gjithë të nesërmen të shëruar e pas 3 ditësh të gatshëm për ndeshje. Gjithë Shqipëria është dëshmitare, përveç atyre që nuk iu intereson ta dinë. Letra që vijnë në FSHF nga Sportradar dhe UEFA dhe që nuk publikohen. Në media pranohet hapur luhatja e koeficientëve menjëherë pas ndeshjes së Kupës. Prapë asnjë reagim… Ku është Prokuroria? Ku është transparenca me këto dokumenta? Pse askush nuk merret në pyetje apo pse askush nuk prononcohet për diçka të tillë?

Nuk mjafton me kaq… Teatri vijon sot përballë Tiranës. Thashetheme lart e poshtë gjatë javës, ku shprehet hapur që Tirana është ekip me traditë dhe do t’i lëmë ndeshjen. Dhe ja që ndodhi…

Dinamos i dëmtohen 6 lojtarët kryesorë, në një kohë që Dinamos i duhej vendi i dytë për formulën e Final Four!

Pra, një mesazh qenka i qartë:

Teatër i pastër nga fillimi deri në fund të këtij kampionati dhe tallje me mundin e djersën e atyre që luajnë pastër.”

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme