Ekskluzive 26 April 2025, 13:29 Nga VNA

Vrasja e Egli Progës, prokuroria dërgon për ekspertim jashtë vendit kamerat e sigurisë së lokalit ku nisi përplasja

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Egli Progës, prokuroria dërgon për ekspertim jashtë

Prokuroria e Korçës kërkon ndihmë jashtë vendit për të zbardhur vrasjen e Egli Progës gushtin e 2024 në Pogradec. Burime të besuara bënë me dije se prokurorja e çështjes ka vendosur të dërgojë për ekspertim jashtë vendit kamerat e sigurisë së lokal “Stropckës”, ku nisi përplasja mes Denis Meçes, të dyshuarit kryesor dhe Egli Progës.

Laboratorët dhe ekspertët brenda vendit nuk kanë mundur të rikthejnë pamjet filmike të lokalit në pronësi të Leonidha Guçes, ndaj e vetmja zgjidhje është dërgimi në një laborator të specializuar jashtë vendit. Rikthimi i pamjeve filmike do të zbardhte tej cdo dyshimi ngjarjen dhe dinamikën e saj. Denis Meçe, të cilit iu komunikua pak ditë më parë akuza e vrasjes me dashje ka deklaruar se Proga është goditur brenda lokalit edhe nga Leonidha Guçe, ndërsa ky i fundit e kundërshton këtë fakt.

Dëshmitari kryesor Andi Shkulaku në çdo rast ballafaqimi mes të dy të dyshuarit ndryshon qëndrim. E vetmja mundësi që prokuroria të kuptojë çfarë ndodhi me Progën është rikthimi i pamjeve. Të vetmen pamje që ka deri më tani në duar janë ata jashtë lokalit ku ai bie dhe përplaset pas një automjeti dhe humbet më pas dhe jetën.

Për vrasjen e Egli Progës deri më tani janë marrë të pandehur, Denis Meçe për akuzën e vrasjes, ndërsa Leonidha Guçe, Voltan Shkullaku dhe Arjan Manellari, akuzohen për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Së fundmi u arrestua dhe Andi Shkulaku.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme