Ekskluzive 27 April 2025, 13:18 Nga VNA

SPAK nis verifikimet? A do të hetojë struktura e posaçme antikorrupsion lobimin 6 milionë dollarë të PD-së në SHBA

Ndaje në Whatsapp
SPAK nis verifikimet? A do të hetojë struktura e posaçme

Partia Demokratike ka konfirmuar se ka nënshkruar një kontratë lobimi në SHBA. Pasi media publikoi kontratën e nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, PD deklaroi se: “Kontributi financiar për realizimin e këtij qëllimi është marrë përsipër 100% nga patriotë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në SHBA, si dhe nga demokratë të tjerë të larguar nga Shqipëria gjatë këtyre 10 viteve për shkak të regjimit të Edi Ramës.”

Është e qartë se kjo shumë e parashikuar prej 6 milion dollarësh është e pajustifikuar si nga PD në Shqipëri, ashtu edhe si fonde të mbledhura nga shqiptarët e Amerikës.

Pikëpyetjet që ngrihen në këtë rast janë: Çfarë është fondacioni “MAGA” që PD pretendon se ka mbledhur shumën që duhet të paguhet? Si justifikohet kjo shumë dhe cilat janë burimet e vërteta të financimit? Ligji shqiptar ka një tavan të caktuar për financimin e partive, dhe këtu sigurisht nuk parashikohet një shumë e tillë që shkruhet e zeza mbi të bardhë, 250 mijë dollarë në muaj.

Tashmë, këto pikëpyetje kanë nevojë për një përgjigje që më mirë se kushdo mund ta japë Prokuroria e Posaçme. Burime bëjnë të ditur se ndërkohë verifikimet kanë nisur dhe ndoshta shumë shpejt publiku do të ketë përgjigjen, të paktën për një pyetje thelbësore: Si mundet që një forcë politike të shpenzojë shuma të tilla për një lobim jashtë Shqipërisë?

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme