Ekskluzive 28 April 2025, 13:49 Nga VNA

Arrestimi i Roven Zekës, SPAK sekuestron kamerat: Kush e takoi në dhomat e izolimit

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i Roven Zekës, SPAK sekuestron kamerat: Kush e takoi në

SPAK sekuestron pamjet filmike të kamerave në bllokun e sigurisë në Tiranë, ku pas arrestimit u mbajtën nën dyshime për korrupsion shefi i Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka, shefi i Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku, dhe oficeri gjyqësor, Edison Tabaku.

Sekuestrimi i pamjeve u krye pas marrjes së disa informacioneve se në qelinë e Zekës kishin hyrë zyrtarë të lartë të Policisë për ta takuar, çka sipas ligjit nuk lejohet, pasi ai ndodhej nën hetim për korrupsion.

Pas këtij veprimi, SPAK ka thirrur dhe ka marrë në pyetje edhe një biznesmen të njohur ndërtimi, të cilit i është sekuestruar edhe celulari. Burime konfirmojnë se në celularin e biznesmenit janë zbuluar të dhëna kompromentuese për disa zyrtarë të lartë të Policisë, si p.sh. planimetri të vilave në Himarë.

Roven Zeka dhe dy vartësit e tij u arrestuan me dyshimet për korrupsion, pasi akuzohen se kanë kërkuar ryshfet për të mos arrestuar gruan e një biznesmeni, e cila ishte e përfshirë në një aksident me disa të plagosur.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme