Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë dy komandantë të Hamasit në sulme ajrore të kryera në Rripin e Gazës, duke pretenduar se ata ishin të përfshirë në planifikimin e operacioneve kundër forcave izraelite.
Sipas Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, njëri prej të vrarëve është Salem Jamal Abd al-Rahman Abu Labad, i identifikuar si drejtues i një njësie të forcave elitare Nukhba të Hamasit. Ushtria izraelite pretendon se ai kishte marrë pjesë edhe në sulmin ndaj kibucit Nir Oz gjatë ofensivës së 7 tetorit 2023.
Në një sulm tjetër në Gazën qendrore, IDF njoftoi se u vra Muhammad Abd al-Nasser Muhammad Khatib, të cilin e identifikoi si komandant të batalionit Maghazi të Hamasit.
Sipas ushtrisë izraelite, operacionet u zhvilluan pavarësisht armëpushimit, pasi dy personat e shënjestruar dyshohet se po përgatitnin sulme ndaj trupave izraelite.
“Sulmet ajrore precize u kryen për të larguar kërcënimin”, thuhet në deklaratën e IDF-së.






















