Sociale 6 June 2025, 14:04 Nga VNA

Indinjatë për heshtjen e KMSH për luftën në Gaza: Ish-myftiu Ylli Gurra dhe besimtarët kritikojnë Komunitetin Mysliman Shqiptar

Ndaje në Whatsapp
Indinjatë për heshtjen e KMSH për luftën në Gaza:

Këtë Kurban Bajram, ndërsa besimtarët myslimanë shqiptarë janë mbledhur në lutje dhe reflektim, vëmendja e shumë prej tyre është drejtuar te tragjedia njerëzore që po zhvillohet në Gaza. Në studion e “Dita Jonë” në A2 CNN, ish-myftiu i Tiranës Ylli Gurra dhe besimtarja Entela Hidri kanë shprehur publikisht zhgënjimin dhe indinjatën e tyre për heshtjen e Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH), por edhe të institucioneve ndërkombëtare, përballë asaj që po ndodh në territoret palestineze.

Gurra theksoi se dhuna dhe mizoria që përjetojnë çdo ditë civilët në Gaza, veçanërisht fëmijët, kërkon një reagim më të fortë dhe më të ndjeshëm nga institucionet fetare.

“Të gjithë e keni ndjerë makabritetin që po ndodh para syve tanë dhe të gjithë botës, sidomos me fëmijët që nuk arrijnë të gëzojnë dot as 24 orë nga lindja e tyre, duke vdekur në djepat dhe krahët e nënave të tyre. Pamje tronditëse nga spitalet, nga djegiet, nga objektet e shkatërruara të kultit, qofshin kisha apo xhami, apo edhe gjatë shpërndarjes së ndihmave humanitare,” tha Gurra.

Ai e quajti situatën në Gaza një “Reçak të përditshëm”, duke iu referuar masakrës së njohur të luftës në Kosovë, dhe u shpreh i revoltuar për mungesën e një qëndrimi publik nga ana e Komunitetit Mysliman Shqiptar.

“Shpreh indinjatën time për apatinë dhe mungesën e një reagimi minimal njerëzor të institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, përballë asaj që po ndodh. Ajo që më vret më shumë është kjo heshtje e pakuptimtë. Institucioni duhet të kishte shprehur solidaritet të paktën përmes lutjeve. Arma më e fuqishme që kemi është fjala e lirë, e thënë në kohën dhe vendin e duhur. Por kjo mungoi,” theksoi ish-myftiu.

Në të njëjtën linjë, besimtarja Entela Hidri akuzoi KMSH-në se nuk përfaqëson më zërin dhe ndjenjat e besimtarëve myslimanë në Shqipëri. Ajo solli si shembull qëndrimin e Papa Françeskut, i cili ka dalë publikisht me deklarata për situatën në Gaza, ndërsa Komuniteti Mysliman Shqiptar, sipas saj, ka zgjedhur të heshtë.

“Papa Françesku ka dalë dhe ka bërë deklarata të qarta për atë që po ndodh në Palestinë. Ndërkohë, kemi një Komunitet Mysliman Shqiptar që nuk përfaqëson popullsinë myslimane të këtij vendi dhe neve që besojmë në këtë fe. Unë personalisht distancohem nga çdo veprim apo qëndrim që ata marrin, sepse kur kemi më shumë nevojë për ta, ata nuk janë aty. Unë vetë kam refuzuar të anëtarësohem në KMSH sepse nuk ndihem e përfaqësuar nga ky institucion. Ku do ta çojnë ndërgjegjen e tyre?” – tha ajo.

Ky debat në hapësirat mediatike shqiptare vjen në një moment kur konflikti në Gaza vijon të marrë përmasa dramatike, ndërsa zëri i solidaritetit nga komunitetet fetare mbetet për shumë besimtarë një domosdoshmëri e munguar.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme