Sociale 5 Qershor 2025, 08:49 Nga VNA

46 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat

Ndaje në Whatsapp
46 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat

Tregu i pensioneve private vullnetare u rrit më tej në tremujorin e parë të këtij viti.

Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se tregu iu afrua kufirit të 46 mijë anëtarëve. Gjatë tremujorit të parë të vitit, numri i anëtarëve të fondeve arriti në 46 337, në rritje me 3.3% që nga fillimi i këtij viti dhe me 16.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Numri i individëve pjesëmarrës në fondet private të pensioneve po rritet me ritme të qëndrueshme dhe është në nivelet më të larta historike. Megjithatë, depërtimi i këtyre skemave në shoqëri ngelet ende shumë modest. Numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat ngelet në afërsisht 3% të numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend, çka tregon një nivel ende shumë të ulët të mbulimit me fonde private të pensioneve.

Vlera e aseteve neto të fondeve të pensionit në fund të muajit mars arriti në 13.36 miliardë lekë, në rritje me 3.8% që nga fillimi i vitit dhe me 88.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Asetet e fondeve të pensioneve janë të investuara kryesisht në obligacione të qeverisë shqiptare.

Tregu i fondeve private ngelet ende segmenti më i vogël i tregut financiar në Shqipëri.

Në fund të tremujorit të parë, në treg ishin aktive gjashtë fonde të pensioneve private, që administrohen nga katër shoqëri administruese.

Sipas numrit të anëtarëve, aktori më i madh në treg është Credins Pension, me rreth 42.13% të numrit të përgjithshëm të anëtarëve, i ndjekur nga Sigal Pension me 34.84%, Raiffeisen Pension me 10.35%, Albsig Pension me 10%, Smart Pension me 1.4% dhe Sigal Pro me 1.27%.

Për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension me 38.54% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension me 30.71%, Raiffeisen Pension me 20.49%, Albsig Pension me 8.88%, Smart Pension me 0.97% dhe Sigal Pro me 0.4%.

Ligji i ri “Për fondet e pensionit privat” ka sjellë rritje të ndjeshme të incentivave fiskale për kontributet në fondet private të pensioneve. Kufiri maksimal mujor i përjashtimit tatimor do të rritet deri në nivelin e pagës minimale të miratuar, që aktualisht ka arritur në 40 mijë lekë në muaj. Me nivelin aktual të pagës minimale, shuma e kontributeve e përjashtuar nga tatimet do të arrinte sot në 480 mijë lekë në vit, ose 140% më shumë krahasuar me pragun aktual prej 200 mijë lekësh.

Edhe kontributet e pensionit privat të derdhura nga punëdhënësi në favor të punëmarrësit do të përjashtohen nga tatimi në të njëjtën masë. Ligji gjithashtu parashikon që pensionet të mos tatohen në përfitim për pjesën e kontributeve, por vetëm për kthimin nga investimi, me kusht që tërheqja të bëhet me pagesa mujore të shtrira në të paktën dy vite dhe jo në mënyrë të menjëhershme, pas përmbushjes së kushteve ligjore për përfitimin e pensionit privat.

Video

Ky është momenti kur një avion privat tip “Cessna Citation” u rrëzua në një zonë industriale pranë aeroportit Toluca në Meksikë, duke shkaktuar vdekjen e 10 personave që ndodheshin në bord. Mes viktimave janë tre fëmijë të mitur, pjesë e së njëjtës familje, si dhe dy pilotë dhe pesë pasagjerë. Avioni kishte nisur fluturimin nga Acapulco dhe u përplas rreth orës 12:30, në përpjekje për të kryer një ulje emergjente. Sipas autoriteteve, avioni tentoi të ulej në një fushë futbolli pranë një zone lojërash për fëmijë, por përfundoi duke goditur një depo industriale. https://www.vna.al/bota/video-rrezohet-avioni-ne-meksike-vriten-10-persona-mes-tyre-3-femije-i17975

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro e festoi ditëlindjen e tij duke bërë një paraqitje publike, i veshur me një shami palestineze. Shamia shfaqte dy fraza arabe: njëra thoshte “Jemi të gjithë Gaza”, ndërsa tjetra i referohej “Toofan Al Aqsa” ose “Përmbytja e Al-Aksasë”.

Protesta e fermerëve në Francë Fermerët në Francë prej disa ditësh po protestojnë dhe shkaqet kryesore lidhen me kosto të larta prodhimi, çmime të ulëta dhe importe të lira që dëmtojnë prodhimin vendas. Ata kërkojnë respekt për punën e tyre dhe kushte të drejta për të jetuar nga bujqësia. Në pamje janë fermerët të cilët "spërkasin" me pleh organik ministrinë dhe institucionet.

Muzeu i Luvrit mbeti i mbyllur të hënën, duke lënë mijëra vizitorë të zhgënjyer, pasi stafi nisi një grevë në shenjë proteste ndaj kushteve të punës dhe mungesës së personelit. Punonjësit kërkojnë staf shtesë dhe masa për të përballuar mbipopullimin, në një periudhë me fluks të lartë turistësh për shkak të festave të Krishtlindjeve. Stafi i pritjes dhe sigurisë thekson se mbingarkesa e vizitorëve dhe mungesa e personelit po rrezikojnë sigurinë dhe funksionimin normal të muzeut më të vizituar në botë. Auditimet e mëparshme kanë paralajmëruar për dobësi strukturore në siguri, përfshirë zona që u shfrytëzuan edhe gjatë grabitjes së fundit.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme