Sociale 2 June 2025, 17:51 Nga VNA

Raporti/ 1 në 5 banesa të shitura u ble nga të huajt

Ndaje në Whatsapp
Raporti/ 1 në 5 banesa të shitura u ble nga të huajt

 

Afro 1 në 5 apartamente në Shqipëri po blihen nga të huajt. Një vrojtim i Bankës Qendrore, në gjashtëmujorin e dytë të 2024, në 230 subjekte ndërtuese, tregoi se janë shitur 863 prona. Gjysma e këtyre shitjeve janë mbështetur nga kredi bankare, ndërsa 18% e banesave janë blerë nga jorezidentë, ku 77% i përkasin vendeve të Bashkimit Evropian.

Ndërtuesit dhe agjentët kanë përqendruar veprimtarinë e tyre kryesisht në zonat periferike të Tiranës, ku janë shënuar rritje të larta të çmimeve, por edhe të numrit të shitjeve. Në të njëjtën kohë, zonat bregdetare si Durrësi, Vlora dhe Saranda po tërheqin gjithnjë e më shumë interes, si nga blerësit vendas, ashtu edhe nga të huajt.

Kohëzgjatja e shitjes ka rënë ndjeshëm në kryeqytet në 7.1 muaj nga 9.7 që ishte më parë, duke reflektuar kërkesë të lartë dhe efikasitet në përmbylljen e transaksioneve. Në zonat e tjera, koha mesatare për shitje është ulur në 11.6 muaj.

Përfaqësuesit e shoqërive ndërtuese dhe agjentët imobiliarë janë optimistë për të ardhmen. Ata presin rritje të mëtejshme të çmimeve dhe zgjerim të numrit të pronave për shitje, veçanërisht në Tiranë dhe në zonat bregdetare, më konkretisht 56 % presin qëndrueshmëri, 39% presin rritje të çmimit të banesave dhe vetëm 4% presin që këto çmime të ulen, raporton EuroNews Albania.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme