Sociale 1 June 2025, 09:17 Nga VNA

1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve: Festa, Ndërgjegjësim dhe Dashuri për më të Vegjlit

Ndaje në Whatsapp
1 Qershori, Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve: Festa,

Sot, më 1 qershor, në Shqipëri dhe në mbarë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, një ditë e veçantë që i kushtohet gëzimit, të drejtave dhe mirëqenies së më të vegjëlve të shoqërisë.

Kjo datë u përzgjodh si simbol i kujdesit dhe dashurisë ndaj fëmijëve, pasi më 1 qershor të vitit 1925 u mbajt Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë. Po atë ditë, në një rastësi domethënëse, konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko organizoi një festë për fëmijët jetimë gjatë festivalit tradicional të “Anijes së Dragoit”, duke i dhënë datës një tjetër dimension të ngrohtë dhe njerëzor.

Por 1 qershori nuk është vetëm një ditë festash. Kjo është gjithashtu një ditë sensibilizimi, ku shoqëria ngre zërin kundër dhunës, abuzimit dhe çdo forme diskriminimi ndaj fëmijëve. Mes lodrave, muzikës dhe aktiviteteve të shumta, fëmijët shprehin zërin e tyre dhe kërkesën për një jetë të sigurt, të dashur dhe të drejtë – ndryshe nga të rriturit, protesta e tyre bëhet përmes buzëqeshjes dhe lojës.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme