Sociale 30 Maj 2025, 18:04 Nga VNA

Zbardhet skandali në Kopshtin Nr. 1 Gramsh: Salmonela nuk erdhi nga vezët – kontaminimi ndodhi brenda kopshtit!

Ndaje në Whatsapp
Zbardhet skandali në Kopshtin Nr. 1 Gramsh: Salmonela nuk erdhi nga

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar zyrtarisht në lidhje me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr. 1 në qytetin e Gramshit, duke sqaruar se vezët nuk janë burimi i kontaminimit me bakterin Salmonelë spp., siç është pretenduar në disa postime në rrjetet sociale.

Pas verifikimeve dhe analizave laboratorike të kryera në të gjitha hallkat e zinxhirit të furnizimit, AKU konfirmon se:

  • Mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për Salmonelë spp. Gjithashtu, ferma e shpendëve është testuar në maj 2025 dhe ka rezultuar me shpendë të shëndetshëm.
  • Edhe furnizuesi i vezëve për kopshtin është testuar dhe mostrat kanë rezultuar pa praninë e Salmonelës.
  • Ndërkohë, vetëm mostrat e marra në ambientet e Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar pozitive për bakterin.

Nga këto të dhëna, AKU konkludon se kontaminimi nuk ka ardhur nga produkti ushqimor vezë, por është shkaktuar nga faktorë të tjerë të brendshëm në ambientet e kopshtit, të cilët nuk lidhen me prodhuesin apo furnizuesin.

Autoriteti thekson se deri në këtë moment nuk është raportuar asnjë rast tjetër problematik me Salmonelë spp në territorin e mbuluar nga Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa mbetet në komunikim të ngushtë me të gjitha institucionet përkatëse për çdo zhvillim të mëtejshëm.

AKU ka dënuar publikimet dhe komentet e bëra në rrjetet sociale, të cilat e kanë konsideruar vezën si shkakun kryesor të infeksionit, duke i cilësuar ato si dezinformim publik. Institucioni bën thirrje për kujdes në dhënien e deklaratave dhe komentimin e rasteve të tilla, për aq kohë sa procesi i gjurmueshmërisë dhe analizave laboratorike nuk është përfunduar për të gjitha hallkat.

Në përfundim, AKU paralajmëron se deklaratat e papërgjegjshme dhe të pabazuara për raste të tilla mund të përbëjnë edhe objekt të ndjekjes penale, sipas parashikimeve të ligjit për ushqimin dhe akteve nënligjore në fuqi.

Autoriteti garanton publikun se do të vazhdojë të ndjekë me prioritet çështjen dhe të mbajë informuar qytetarët me të dhëna të sakta dhe të verifikuara.

 

Reagimi i plotë:

Në lidhje me situatën e ndodhur në Kopshtin Nr. 1, në qytetin e Gramshit sqarojmë opinionin publik se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit pas verifikimeve zyrtare të gjurmueshmërisë për produktin VEZË konfirmon:

1 Mostrat e marra në subjektin prodhues të vezëve kanë rezultuar negative për treguesin Salmonelë spp. Gjithashtu nga komunikimi me Shërbimin Veterinar Rajonal pranë AKU është bërë e ditur se ferma e shpendëve është testuar gjatë muajit maj 2025 për Salmonelozë, rezultati i së cilës ka qenë negativ (shpendë të shëndetshëm).

• Mostrat e marra në subjektin e furnizuar nga prodhuesi dhe njëkohësisht furnizues i Kopshtit Nr. 1 Gramsh kanë rezultuar negativepër treguesin Salmonelë spp.

• Mostrat e marra në subjektin Kopshti Nr. 1 Gramsh rezultojnë me prezencë të Salmonelë spp.

Nga këto informacione të marra deri në këto momente mendohet se kontaminimi i vezëve ne Kopshtin Nr.1 Gramsh ka ndodhur në ambientet e Kopshtit Nr.1 Gramsh nga faktorë të tjerë jo të ushqimit (jo produkti vezë).

Vlen të theksohet se nga komunikimi me njësitë e NjKVSh nuk kemi pasur raste të tjerë problematikë me Salmonelë spp, për të cilët jemi në komunikim të vazhdueshëm ndër-institucional.

Nga ana tjetër, postime të shpërndara në rrjete të caktuara sociale, të ndryshme nga ky njoftim zyrtar i AKU, nuk janë te sakta dhe në vetvete përbëjnë dezinformim publik

Kjo për arsye se komentet mbi ngjarjen dhe rezultatet e analizave në fjalë nuk mund të ndalen vetëm në komentimin e analizave të mostrave te Kopshtit Nr. 1 Gramsh, subjekt i ngjarjes.

Në zbatim të Ligjit Nr. 9863 “Per Ushqimin” (i ndryshuar), VKM 760, datë 16.09.2015 “Për Kërkesat Për Gjurmimin dhe Ushqimit Për Kafshë Përgjatë Zinxhirit Ushqimor” saktëson proceset e gjurmueshmërisë për rastet kur produkti ushqimor rezulton i dëmshëm.

Kushdo që ndjen nevojën e komenteve në raste të tilla duhet të jetë në pritje për sa kohë procesi i gjurmueshmërise dhe analizat respektive nuk kanë dalë për të gjitha hallkat e procesit të gjurmueshmërisë, i cili kalon nga subjekti i ngjarjes, tek furnizuesi dhe deri tek prodhuesi.

Duhet mbajtur parasysh se në të ardhmen kushdo që do të bëjë deklarata të papërgjegjshme apo të pasakta mund të jetë objekt i një procedimi penal.

Analizat e konfirmuara sipas ketij informimi publik te AKU në lidhje me rezultatet negative për Salmonelë spp tek subjekti prodhues dhe tek subjekti furnizues, nxjerrin në pah pasaktësinë e postimeve të caktuara në rrjete sociale.

Në zbatim të detyrimit ligjor, me angazhimin e vet të drejtpërdrejtë dhe në bashkëpunim edhe me institucione të tjera, AKU do të mbetet në komunikim të vazhdueshëm në vijim.

 

Video

Një kopje e Statujës së Lirisë në qytetin Guaiba të Brazilit u rrëzua pas goditjes nga erërat e fuqishme. Pamjet tregojnë momentin kur struktura e lartë përplaset në tokë, duke reflektuar motin e keq që ka përfshirë qytetin.

Ky është momenti kur një avion privat tip “Cessna Citation” u rrëzua në një zonë industriale pranë aeroportit Toluca në Meksikë, duke shkaktuar vdekjen e 10 personave që ndodheshin në bord. Mes viktimave janë tre fëmijë të mitur, pjesë e së njëjtës familje, si dhe dy pilotë dhe pesë pasagjerë. Avioni kishte nisur fluturimin nga Acapulco dhe u përplas rreth orës 12:30, në përpjekje për të kryer një ulje emergjente. Sipas autoriteteve, avioni tentoi të ulej në një fushë futbolli pranë një zone lojërash për fëmijë, por përfundoi duke goditur një depo industriale. https://www.vna.al/bota/video-rrezohet-avioni-ne-meksike-vriten-10-persona-mes-tyre-3-femije-i17975

Presidenti venezuelian Nicolás Maduro e festoi ditëlindjen e tij duke bërë një paraqitje publike, i veshur me një shami palestineze. Shamia shfaqte dy fraza arabe: njëra thoshte “Jemi të gjithë Gaza”, ndërsa tjetra i referohej “Toofan Al Aqsa” ose “Përmbytja e Al-Aksasë”.

Protesta e fermerëve në Francë Fermerët në Francë prej disa ditësh po protestojnë dhe shkaqet kryesore lidhen me kosto të larta prodhimi, çmime të ulëta dhe importe të lira që dëmtojnë prodhimin vendas. Ata kërkojnë respekt për punën e tyre dhe kushte të drejta për të jetuar nga bujqësia. Në pamje janë fermerët të cilët "spërkasin" me pleh organik ministrinë dhe institucionet.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme