Sociale 28 May 2025, 14:42 Nga VNA

Auron Tare denoncon ndërtimin e resortit në Parkun Kombëtar të Butrintit

Ndaje në Whatsapp
Auron Tare denoncon ndërtimin e resortit në Parkun Kombëtar

Studiuesi dhe ish-drejtuesi i institucionit për menaxhimin e trashëgimisë kulturore, Auron Tare, ka ngritur alarmin publik lidhur me ndërtimin e një resorti turistik në Parkun Kombëtar të Butrintit, një prej zonave më të mbrojtura në Shqipëri dhe të shpallura Pasuri Botërore nga UNESCO.

Denoncimi vjen pas një postimi të bërë nga kompania kosovare “Enea Resort”, e cila ka njoftuar nisjen e punimeve për një hotel në majën e malit Mile, pjesë e parkut natyror të Butrintit.

Tare ka kërkuar transparencë të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së një zone të mbrojtur që gëzon vlera të jashtëzakonshme natyrore dhe kulturore.

Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga autoritetet shtetërore lidhur me këtë projekt, ndërsa vetë Kryetari i Bashkisë Konispol, në një reagim për mediat, ka pohuar se bashkia nuk është në dijeni për asnjë leje ndërtimi të dhënë në këtë zonë.

Ky zhvillim ka ngjallur shqetësim të madh në opinionin publik dhe komunitetin e ekspertëve të trashëgimisë kulturore, të cilët kërkojnë që ndërtimet në territore të mbrojtura të trajtohen me rigorozitet dhe në përputhje të plotë me ligjin dhe konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë botërore.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme