Sociale 26 May 2025, 12:12 Nga VNA

72 fëmijë të helmuar, Rama -Manastirliu shkruajnë për rilindje të Gramshit. Denoncon prindi: Policia e mori vesh nga Facebook-u

Ndaje në Whatsapp
72 fëmijë të helmuar, Rama -Manastirliu shkruajnë për

 

Prej disa ditësh 72 fëmijë janë helmuar, 14 prej të cilëve të shtruar në spital me salmonelë. Ngjarja ka ndodhur nga konsumimi i ushqimit në një kopsht publik në Gramsh. Sot kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Ogerta Manastriliu sfidojnë shëndetin dhe jetën e fëmijëve me një postim për "Rilindjen" e Gramshit! Asnjë fjalë apo reagim për helmimin e fëmijëve, por promovojnë një shkollë 9-vjeçare “Rilindja” në Gramsh. Sipas tyre një shkollë për 250 nxënës dhe mësues.

Paralelisht, prindërit po protestojnë duke bërë thirrje prokurorisë për hetime të thelluara dhe AKU-së për marrjen e masave. Prindërit kanë denoncuar se fëmijët e tyre janë helmuar prej 8 ditësh dhe se Policia mësoi për ngjarjen vetëm nga Facebook-u.

Prindi: Po do të kërkojmë se na keni helmuar fëmijët dhe jepni përgjigje. I bëj thirrje prokurorisë, Kreshnik Ajazit ndiqe këtë çështje dhe çje deri në fund. Ka ditë qe intimidohen njerëzit. Policia e ka marrë vesh nga Facebook.

Në cdo rast edhe në rast me të vogël, vjen polica. Nuk e dimë ca kushtetsh ka kuzhina, policia duhet të kishte marrë prova. Provat u morën nga AKU-ja të shtunën, pas 8 ditësh. Mirë që pamë AKU-në nëpër Gramsh se nuk e kishim parë. Deri dje thonin se ishin 4 ndërkohë janë 14. Po  i fshehin, do bëjmë analiza të tjera.

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme