Sociale 25 May 2025, 16:26 Nga VNA

Bllokime rrugësh në disa qytete për turin e 82-të çiklistik të Shqipërisë – Policia publikon planin e masave

Ndaje në Whatsapp
Bllokime rrugësh në disa qytete për turin e 82-të

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë, i cili do të zhvillohet në pesë etapa, duke përfshirë disa qytete të vendit nga veriu në jug.

Ky aktivitet sportiv do të zgjasë nga data 26 deri më 30 maj 2025 dhe do të shoqërohet me bllokime të përkohshme të rrugëve në fashat orare të përcaktuara për secilën etapë.

Autoritetet u kërkojnë qytetarëve mirëkuptim dhe bashkëpunim, duke shmangur lëvizjet në segmentet rrugore ku do të zhvillohet gara, për të garantuar sigurinë e çiklistëve dhe vijimin pa probleme të aktivitetit.

Më poshtë paraqitet kalendari i bllokimeve sipas etapave të garës:

ETAPA I – 26 Maj 2025

  • Tiranë, “Zogu i Parë” – Rruga e Durrësit: 11:30 – 12:30
  • Autostrada Durrës – Tiranë deri në Kashar: 11:30 – 12:20
  • Autostrada Kashar – Thumanë: 12:00 – 12:45
  • Thumanë – Milot: 12:30 – 13:10
  • Milot – Rrëshen: 12:50 – 13:45
  • Rrëshen – Milot (rrugë kthimi): 13:30 – 14:15
  • Milot – Lezhë: 14:00 – 14:30
  • Lezhë – Shkodër: 14:45 – 15:30
  • Shesh “Balshaj” – “Zogu i Parë” – Parrucë, Shkodër: 15:10 – 15:45

ETAPA II – 27 Maj 2025

  • Shkodër, “Zogu i Parë” – dalje qyteti: 11:40 – 12:15
  • Shkodër – Balldre: 12:00 – 12:45
  • Balldre – Thumanë: 12:15 – 13:30
  • Thumanë – Maminas: 13:00 – 14:15
  • Maminas – Durrës (autostradë): 14:00 – 15:00
  • Durrës – Rrogozhinë: 14:30 – 15:30
  • Rrogozhinë – Elbasan: 15:00 – 16:00
  • Bradashesh – Unaza e Elbasanit: 15:30 – 16:00

ETAPA III – 28 Maj 2025

  • Elbasan, Kalaja – Rruga e Luleve – Bradashesh: 11:30 – 12:10
  • Bradashesh – ura e Cërrikut: 11:45 – 12:30
  • Ura e Cërrikut – kthesa e Belshit: 12:00 – 12:30
  • Kthesa e Belshit – Kuçovë: 12:15 – 13:30
  • Kuçovë – Poshnje: 13:10 – 13:30
  • Poshnje – Saver: 13:15 – 14:30
  • Saver – Fier (mbikalimi te VIVA): 14:10 – 14:40
  • Unaza e Fierit – Levan: 14:15 – 15:20
  • Levan – Vlorë (autostrada): 15:00 – 15:50
  • Pusi i Mezinit – sahati (Vlorë): 15:35 – 16:00

ETAPA IV – 29 Maj 2025

  • Vlorë, Bulevardi kryesor – Pusi i Mezinit: 11:40 – 12:20
  • Pusi i Mezinit – Peshkepi: 12:00 – 12:30
  • Peshkepi – Kuç: 12:00 – 13:45
  • Kuç – Qeparo: 13:30 – 14:10
  • Qeparo – Himarë: 13:40 – 14:25
  • Himarë – Dhërmi: 14:00 – 15:10
  • Dhërmi – Orikum: 14:45 – 15:30
  • Orikum – Vlorë: 15:10 – 16:00

ETAPA V – 30 Maj 2025

  • Vlorë, Bulevardi kryesor – Pusi i Mezinit: 09:30 – 10:20
  • Autostrada Vlorë – Fier – Unaza e Fierit: 10:00 – 11:15
  • Fier – Saver: 10:05 – 12:00
  • Saver – dalje në Levan: 11:45 – 13:00
  • Levan – Qendra e Fierit: 12:40 – 13:15

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme