Sociale 24 May 2025, 14:04 Nga VNA

Komuniteti LGBT marshon në Tiranë: “Mos lufto dashninë, lufto sistemin”

Ndaje në Whatsapp
Komuniteti LGBT marshon në Tiranë: “Mos lufto dashninë,

Komuniteti LGBT zhvilloi sot “Paradën e Krenarisë” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një ngjarje që tashmë është kthyer në një traditë vjetore në Shqipëri, me qëllim promovimin e të drejtave dhe barazisë për personat LGBTQ+.

Marshimi u shoqërua me pankarta të shumta ku spikatnin mesazhe të qarta dhe të fuqishme si: “Liri, barazi, siguri”, “Mos lufto dashninë, lufto sistemin”, “Ne jemi familje” dhe “Kafshatë që s’kapërdihet është homofobia”.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve vendase dhe ndërkombëtare. I pranishëm ishte ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, i cili theksoi se ishte aty në cilësinë e përfaqësuesit të institucionit që ai drejton.

“Më lejoni të jem shumë i qartë, nuk jam këtu në cilësinë personale, edhe pse unë kam një histori timen. Por jam këtu si përfaqësues i institucionit,” tha Gonzato gjatë fjalës së tij.

Ambasadori europian theksoi se komuniteti LGBT nuk kërkon dhembshuri, por respekt dhe dinjitet. Ai bëri thirrje për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Në marshim mori pjesë edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, duke shprehur mbështetjen institucionale për të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri.

Parada u zhvillua në mënyrë paqësore dhe shënoi një tjetër hap drejt ndërgjegjësimit dhe pranimit më të gjerë shoqëror për të drejtat dhe lirinë e individit.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme