Sociale 22 May 2025, 17:44 Nga VNA

Studimi zbulon pasojat e rënda ekologjike të digës mbi burimin e Vjosës

Ndaje në Whatsapp
Studimi zbulon pasojat e rënda ekologjike të digës mbi burimin e

Një studim i fundit i organizatave mjedisore ndërkombëtare tregon se digat e ndërtuara në vitin 1987 në afërsi të burimit të Vjosës në territorin grek, kanë sjellë ndryshime drastike hidro- morfologjike si dhe ulje të numrit të specieve.

Një kërkim i ri shkencor, i kryer prej hulumtuesve të Universitetit të Burimeve Natyrore dhe Shkencave Humane në Vienë në bashkëpunim me Qendrën Helene për Kërkime Detare në Athinë, vë në dukje disa prej pasojave më të rënda ekologjike që ka sjellë një prej digave të vendosura në rrjedhën e burimit të lumit Vjosa (Aoos) në Greqi.

“Pa rrjedhën ekologjike prej digës së burimit të Aoos, lumi i egër i dikurshëm është reduktuar në një përrua të ngushtë vetëm 1.3 metër të gjerë. Kjo ka sjellë ndryshime drastike hidromorfologjike,” thuhet në studim.

Sipas Direktivave të Kuadrit Ujor të BE, rrjedha ekologjike nuk është thjesht një volum minimal ujor, por sasia e ujit e domosdoshme për ekosistemet e rrjedhës së poshtme për të ruajtur karakteristikat natyrore dhe për kryerjen e funksioneve jetike ekologjike.

Lumi i fundit i egër në Europë, Vjosa-Aoos, shtrihet përreth 260 km, duke filluar që prej burimit të tij në malet Pindos të Greqisë e duke vijuar në Parkun Kombëtar të Vjosës në Shqipëri, deri në grykëderdhjen e tij në Detin Adriatik.

Ndërtimi i digave në burimet e AOOS në Greqi në vitin 1987 e ndërpreu totalisht rrjedhën e poshtme të lumit, duke shkaktuar një kaskadë me impakte të rënda ekologjike.

Gjetjet e studimit tregojnë se reduktimi i rrjedhës së lirë ka sjellë gjithashtu uljen e numrit të specieve që janë pjesë e ekosistemit lumor, vazhdimësia e të cilave varet drejtpërdrejt nga vazhdimësia e rrjedhës së lumit.

“Mungesa e rrjedhës së lirë ka sjellë humbje drastike të habitatit dhe rënie në popullatën dhe diversitetin e peshqve, sidomos të troftës së Ballkanit,” citojnë më tej gjetjet, lidhur me impaktet që vihen re kryesisht gjatë muajve të thatë të verës.

Drejtori ekzekutiv i organizatës mjedisore, MedIna në Greqi, theksoi rolin jetik që ka lumi i egër Vjosa-Aoos në rajon.

“Aoos nuk është thjesht një lumë, është një arterie kryesore jetike, e cila lidh ekosistemet, komunitetet dhe trashëgiminë kulturore,” tha Alexis Katsaros nga MedIna.

Studimi i publikuar nga Riverwatch, EuroNatur dhe MedINA, thekson nevojën urgjente për të rikthyer rrjedhën ekologjike të lumit në digat e burimeve.

“Rikthimi i rrjedhës ekologjike të lumit Vjosa-Aoos duhet të jetë qëllimi kryesor i politikave publike të rajonit për një të ardhme të qëndrueshme,” u shpreh Katsaros nga instituti MedIna/BIRN/

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme