Sociale 19 May 2025, 09:23 Nga VNA

Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë në varfëri

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria kryesoi Europën me gati gjysmën e popullsisë

Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat Shqipëria kryesoi Europën për nivelin e lartë të popullsisë rreth 42 për qind që është në rrezik për të qenë e varfër pasi vuan nga një formë e rëndë e përjashtimit social me 2024 (Europa të dhëna 2024, Shqipëria 2023).

Të dhënat referojnë se më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë. Për vitin 2024, Çekia, Solvenia dhe Hollanda kishin përqindjen më të ulët të popullsisë në rrezik varfërie dhe në anën tjetër Shqipëria, Rumania dhe Turqia kishin përqindjet më të larta.

Të 1 milion shqiptarët jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit (6 kategori që lidhen me privimin në nivel individi dhe 7 kategori që lidhen me privimin në nivel familje).

Në nivel familje konsiderohen vështirësi: Vonesat në pagesat e kredisë ose të qerasë për banesën kryesore, shpenzimet për shërbimet bazë, blerjet me këste ose pagesa të tjera të kredive të marra;

Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia; Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 30.000 lekë të reja;

Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë; Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në mënyrë të përshtatshme;

Pamundësia financiare për të pasur një makinë për përdorim personal dhe Zëvendësimi i mobilieve të vjetra me të reja. Treguesit për Shqipërinë, sipas Eurostat, janë dukshëm më të lartë krahasuar me vendet e tjera fqinje të Ballkanit Perëndimor ku Mali i Zi ka 34.1% të popullsisë në rrezik varfërie, Maqedonia e Veriut 32.6%, Serbia 30%./ Monitor

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme