Sociale 16 Maj 2025, 15:11 Nga VNA

Shtohen ankesat kundër "riorganizimit", si ulen në detyrë ose hiqen prej pune punonjësit e administratës

Ndaje në Whatsapp
Shtohen ankesat kundër "riorganizimit", si ulen në

Nëpunësit e administratës publike si në institucionet qendrore edhe në ato vendore apo të pavarura kanë paraqitur më shumë ankesa gjatë vitit që lamë pas.

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil raportoi se ishin të paktën 145 të tilla në total me rritje në raport me vitet paraardhëse dhe kjo deri diku i atribuohet edhe njohjes së hapësirave ligjore që kanë nëpunësit për tu ankuar.

Ankesat në 100 raste vinin nga nëpunësit dhe pjesa tjetër nga institucionet. Ndër 100 ankesat e nëpunësve, 48 për qind e rasteve vinin nga institucionet qendrore, 40 për qind nga ato vendore dhe 12 për qind nga ato të pavarura.

Në pjesën më te madhe të rasteve duket se shkak për ankesën janë bërë riorganizimet e institucioneve të cilët vijnë si efekt i ndryshimeve të organigramave dhe rishikimikt te pozicioneve.

“Vërehet se në numrin e përgjithshëm të rasteve të trajtuara që i përkasin administratës shtetërore, numrin më të lartë e zënë kërkesat e adresuara nga institucione të varësisë, në administratën shtetërore. Kjo lidhet me faktin se kjo kategori institucionesh kanë qenë në proces ndryshimi e riorganizimi të vazhdueshëm, si dhe kanë objekt më të kufizuar në veprimtarinë e tyre.

Këto shkaqe sjellin si pasojë një dinamikë më të madhe në veprimtarinë e nëpunësve duke ndikuar si në lëvizjen në pozicionet e punës, ashtu edhe në marrëdhënien me drejtuesit e tyre, të cilët janë në kontakt më të drejtpërdrejtë me t'a, në lidhje me realizimin e detyrave të përditshme” thuhet në raportin e Komisionerit. Po kështu një tjetër aspekt që gjykohet se ndikon në numrin e ankesave sipas dokumentit është mungesa e pozicioneve të dedikuara për menaxhimin e burimeve njerëzore në disa institucione.

Për pasojë, administrimi i shërbimit civil kryhet shpesh nga specialistë, që kanë detyra të tjera sipas strukturës në zbatim, të cilëve u ngarkohet edhe detyra për menaxhimin e burimeve njerëzore.

Nga ana tjetër, njësitë e burimeve njerëzore në ministritë e linjës e kanë të vështirë të administrojnë shërbimin civil në këto institucione, në koherencë të plotë me momentin e kryerjes së veprimeve administrative që kanë të bëjnë me shërbimin civil” vëren raporti.

Komisioneri lidhur me ankesat ka bërë rekomandime për një pjesë të tyre, për të tjera pas hetimeve nuk kanë rezultuar shkelje ndërsa një pjesë tjetër i ka orientuar për zgjidhje në institucionet të tjera që zbatojnë kuadër tjetër ligjor lidhur me nëpunësin civil./ Monitor.al

Video

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht. Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtuese shtetasen E.K. ka përplasur këmbësorin I.D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht. I moshuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Prokurorja në Uashington ka publikuar pamjet filmike të incidentit të rëndë që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Videoja shfaq 31-vjeçarin Cole Allen duke thyer masat e sigurisë në hotelin "Washington Hilton" dhe duke vrapuar me armë në dorë drejt sallës ku ndodhej presidenti Donald Trump. Agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë menjëherë për ta ndaluar, duke shkëmbyer zjarr me autorin. Gjatë përplasjes, Allen qëlloi ndaj një agjenti, i cili mbeti i plagosur në gjoks por u shpëtua nga jeleku antiplumb. Autori u neutralizua dhe u arrestua nga forcat e sigurisë, duke parandaluar një tragjedi të mundshme.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme