Sociale 13 Maj 2025, 16:06 Nga VNA

Liderët e BE me datë 16, plani masave: Shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara

Ndaje në Whatsapp
Liderët e BE me datë 16, plani masave: Shmangni lëvizjet e

Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Parë Rebani Jaupi, në një konferencë për shtyp, foli në lidhje me masat e Policisë së Shtetit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë zhvillimit të samitit “European Politicial Community”, më datë 16 maj 2025. Gjithashtu bëhet e ditur se do të ketë kufizime të qarkullimit në zonat përreth vendeve ku zhvillohen aktivitetet e samitit.

Rrugët që bllokohen në Tiranë

Nga ora 06:00 – 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshem nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë perimetri i sheshit ku do të zhvillohet aktiviteti, perimetër i cili përfshin rrugët:

Nga kryqëzimi me bulevardin “Zhan d’Ark” deri në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri”, segmentin e rrugës “Myslym Shyri” nga kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rrugova” deri në kryqëzimin me bulevardin “Dëshmorët e Kombi”, rrugën “Ibrahim Rrugova” nga kryqëzimi me rrugën “Myslym Shyri” deri në kryqëzimin me rrugën e Kavajës, rrugën “Ded Gjo Luli”, rrugën “Urani Pano” në vazhdim rrugën e Barrikadave deri në kryqëzimin me rrugën “George Ë. Bush” dhe bulevardi “Zogu i I” deri te tuneli i “ish-Cirkut”.

Nisur nga ky perimetër kufizues i zonës:

o Bulevardi “Zogu i Parë” në drejtim të Sheshit “Skënderbej”, do të devijohet tek Ministria e Drejtësisë;

o Rruga e Durrësit do të devijohet tek Ministria e Arsimit dhe Sportit;

o Rruga e Kavajës do të devijohet tek semafori i “Tymit” ;

o Rruga “Myslym Shyri” do të devijohet tek degëzimi i rrugës “Sami Frashëri”;

o Rruga e Dibrës tek “Selvia” dhe rruga “Hoxha Tahsim” do të devijohen tek kryqëzimi i rrugës “Tefta Tashko”.

BLLOKIME TE AKSEVE RRUGORE

Bllokime të plota të akseve rrugore:

Për qëllime sigurie në rrugëkalimin e delegacioneve që vijnë nga aeroporti “Nënë Tereza” (dhe pikat e tjera të kalimit kufitare PKK Hani i Hotit dhe PKK Morinë) në drejtim të Tiranës:

Më datë 14.05.2025, nga ora 22:00 – 23.00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja të autostrada e re “Thumanë- Kashar”, Autostrada “Tiranë-Durrës” -Mbikalimi i Kasharit- Kryqëzimi tek ish-Sheshi “Shqiponja”-Unaza e re krahu i Astir-kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” (drejtim i ardhjes nga aeroporti për në qytetin e Tiranës).

Më datë 15.05.2025, nga ora 08:00 – 24:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në intervalin kohor të lëvizjes së delegacioneve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas – Hyrja te autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Autostrada “Durrës-Tiranë” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astirit – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano”- Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”

Më datë 16.05.2025, nga ora 06:30 – 11:30, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas-hyrja e autostradës së re “Thumanë – Kashar”, Autostrada “Durrës-Tiranë-Durrës” – Mbikalimi i Kasharit – Kryqëzimi tek ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Re krahu i Astir – Kryqëzimi te “Pallati me shigjeta” – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër) – Rruga e Elbasanit – Hotel “Plaza” – Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” – Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – Sheshi “Skënderbej” (vendi i aktivitetit).”

Më datë 16.05.2025 nga ora 13:00-18:00, do të ketë bllokim të plotë të lëvizjes së automjeteve në aksin rrugor: “Sheshi “Skënderbej” – Rruga George W. Bush” – Rruga e Elbasanit – Rrethrrotullimi i Saukut të vjetër – Unaza e Re krahu i Astir – Autostrada “Tiranë-Durrës” – Autostrada e re “Thumanë-Kashar” – Aeroporti “Nënë Tereza” Rinas.”

Sqarim: Rrugëkalimet do të jenë të bllokuara në të dy krahët, në momentin e kalimit të delegacioneve.

Nisur nga këto bllokime në këto orare, qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve luten të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe të përdorin rrugët alternative që do të sugjerohen:

Për Rinas do jenë të aksesueshme akset:

o Rrugët dytësore të autostradës “Tiranë-Qafë Kashar – Rinas”;

o Unaza Veriore, degëzimi i “Paskuqan – Institut – Kamëz – Domje – Laknas – Rinas:;

Për zonën e Astirit do jenë të aksesueshme rrugët lidhëse:

o Nënkalimi i “Pallatit me shigjeta”;

o Mbikalimi i rrugës “Teodor Keko” – Mbikalimi i sheshit “Shqiponja” – degëzimet lidhëse në rrugët dytësore.

Për zonën e qytetit “Studenti”, Rrugën “Qamil Guranjaku”, bllokun e vilave gjermane do të kenë akses me daljet në rrugët alternative me bulevardin “Bajram Curri”, në drejtim të Brylit.

Për hyrjen dhe daljen në spitalin “Shefqet Ndroqi”, tek rrethi i Sanatoriumit, do të kenë herë pas here devijime sipas orareve të delegacioneve dhe mund të kenë akses në rrugën “Pasho Hysa”, në drejtim të rrugës “Ali Demi”.

III. BLLOKIME TE PARKIMEVE

o Në rrugë të caktuara të kryeqytetit, do të ndalohet parkimi dhe qëndrimi i mjeteve për një periudhë të përkohshme. Kjo masë do të jetë e vlefshme përgjatë ditës së samitit.

o Mjetet që shkelin këtë urdhër do të largohen me karrotrec dhe ndaj drejtuesve do të merren masat përkatëse administrative.

Më datat 15.05.2025 – 16.05.2025 do jenë të paaksesueshme parkimet publike/private:

o Në Rinas, 2 parkimet tek zona VIP dhe 2 parkimet private përballë zonës VIP.

o Në Tiranë, parkimet nëntokësore te sheshi “Skenderbej”, Hotel “Plaza”, Hotel “Tirana”, Godina “Torre Drini”, Qendra Tregtare “Toptani”, Kulla “Green Toëer”.

Nisur nga kufizimet, këshillojmë evitimin e lëvizjes me mjete personale në drejtim të aeroportit “Nënë Tereza”.

KUFIZIME TE PJESESHME

Do të ketë kufizime të qarkullimit në zonat përreth vendeve ku zhvillohen aktivitetet e samitit. Më datat 15.05.2025-16.05.2025, do të ketë kufizim të përkohshëm të lëvizjeve të automjeteve në akset rrugore:

Hotel “MAK Albania” – Stadiumi “Air Albania” – Rruga “Dervish Hima” – Rruga e Elbasanit-Rruga “George Ë. Bush” – Rruga “28 Nëntori” -Rruga e Dibrës – Rruga “Urani Pano” – aktivitet;

Hotel “Marriot” – Rruga “Dervish Hima”- Rruga e Elbasanit- Rruga “George Ë. Bush”-Rruga “28 Në

Video

Fermerët në Francë po përshkallëzojnë protestat, duke spërkatur ndërtesa qeveritare dhe makina policie me pleh organik dhe duke ngritur barrikada në rrugë kryesore. Shkaku i pakënaqësisë është politika e qeverisë për therjen masive të kopeve të bagëtive të infektuara nga sëmundja e lëkurës me nyja (LSD), e cila ndikon në prodhimin e qumështit dhe ndalon tregtimin e kafshëve të prekura. Që nga shpërthimi i parë në qershor në Alpe, janë konfirmuar 110 raste dhe janë therur rreth 3,000 kafshë në lindje dhe jugperëndim të vendit. Dy sindikata kryesore të fermerëve e konsiderojnë këtë qasje si brutale dhe propozojnë therjen selektive të kafshëve të sëmura së bashku me vaksinimin e atyre të shëndetshme. Autoritetet shprehin shqetësim se protesta mund të shndërrohet në një lëvizje më të gjerë rurale, të shqetësuar nga rregullat e BE-së dhe konkurrenca ndërkombëtare.

Një seancë e zakonshme e së hënës në Kongresin e Meksiko Sitit u shndërrua në kaos, pasi një debat mbi reformën e transparencës degradoi në përplasje fizike mes ligjvënësve. Pamjet nga salla tregojnë deputetë që shtyhen, bërtasin dhe madje tërheqin njëri-tjetrin për flokësh në podiumin në pjesën e përparme të sallës.

Parkimi në QSUT, gangrena e qytetarëve që nuk kanë ku të parkojnë për të lënë të sëmurin. E teksa Tirana është mbushur me kulla dhjetra katëshe, me ndërtime në cdo cep të kryeqytetit, qytetarët të cilët kanë probleme shëndetësore apo familjarët e tyre përballen me një gjëndje skandaloze parkimi në qsut. Çdo ditë është e njëjta situate, makina të parkuara kudo, mbi trotuar, pranë dyerve të spitalit, parkime dyshe-treshe e më shumë. Prej 25 vitesh në qendrën më të madhë spitalore nuk gjendet një zgjidhje, teksa qeveria kërkon të anëtarësojë vendin në Bashkimin Europian. Jo vetëm kaq, por më absurde është fakti se qytetarët paguajnë për tu futur në QSUT me makinë, ndërkohë që nuk kanë se ku të lenë makinën e tyre për të transportuar të sëmurin apo familjarin.

Një kopje e Statujës së Lirisë në qytetin Guaiba të Brazilit u rrëzua pas goditjes nga erërat e fuqishme. Pamjet tregojnë momentin kur struktura e lartë përplaset në tokë, duke reflektuar motin e keq që ka përfshirë qytetin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme