Sociale 8 May 2025, 12:25 Nga VNA

Fushata elektorale “dobëson” euron

Ndaje në Whatsapp
Fushata elektorale “dobëson” euron

Monedha europiane euro vijon të pësojë rënie në kursin e këmbimit ndaj lekut shqiptar, duke prekur sërish nivele të ulëta. Ditën e enjte, më 8 maj, euro blihet me 97.8 lekë dhe shitet me 98.7 lekë, duke shënuar një rënie të lehtë krahasuar me ditët e mëparshme.

Ekspertët e tregut valutor lidhin këtë tendencë me efektet që sjell fushata zgjedhore, ku prurjet e mëdha të valutës në treg – kryesisht nga remitancat dhe rritja e shpenzimeve nga subjektet politike – ndikojnë në rritjen e ofertës së euros dhe për rrjedhojë, në rënien e vlerës së saj kundrejt lekut.

Ndërkohë, dollari amerikan ruan stabilitetin, duke u këmbyer me 86 lekë në blerje dhe 87.4 lekë në shitje. Paundi britanik ka ndjekur të njëjtën trajektore si euro, duke rënë në nivelin e 114.4 lekëve në blerje dhe 115.8 lekëve në shitje. Franga zvicerane mbetet e qëndrueshme, me një kurs prej 104 lekësh në blerje dhe 105.2 lekësh në shitje.

Rënia e euros është bërë një fenomen i përsëritur vitet e fundit, veçanërisht në periudha të intensitetit të lartë politik ose sezonal, duke ndikuar drejtpërdrejt në eksportuesit dhe sektorët që marrin pagesa në valutë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme