Sociale 4 May 2025, 12:50 Nga VNA

Tubim në Tiranë në mbështetje të Palestinës: “Stop gjenocidit” dhe dënim i sulmeve izraelite

Ndaje në Whatsapp
Tubim në Tiranë në mbështetje të Palestinës:

Në Shqipëri është mbajtur sërish tubim dhe marshim në mbështetje të Palestinës dhe popullit palestinez, duke u dënuar sulmet dhe masakrat e Izraelit ndaj palestinezëve.

Tubimi me moton “Stop gjenocidit” është organizuar në Sheshin "Skënderbej" në Tiranë, me thirrjen e disa organizatave të shoqërisë civile dhe me mbështetjen e qytetarëve.

Të pranishmit në tubim mbanin flamuj të Shqipërisë e Palestinës dhe pankarta me mbishkrimet “Ndalo bombardimin në Gaza", "Të aplikohet zgjidhja me dy shtete", "Ndalo vrasjen e fëmijëve të pafajshëm", "Ndalo krimet e luftës të Izraelit në Gaza", "Të ndalohet rrethimi i Gazës" dhe të tjera.

Në Shqipëri janë organizuar më parë edhe tubime të tjera në mbështetje të Palestinës e popullit palestinez dhe për dënimin e sulmeve të Izraelit ndaj palestinezëve.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme