Sociale 1 May 2025, 17:52 Nga VNA

Partitë e reja si kënga “As e vogël, as e madhe”

Ndaje në Whatsapp
Partitë e reja si kënga “As e vogël, as e madhe”

-Nga Agim Xhafka

Rastësisht sot te berberi, ishin tre klientë brenda lokalot, u hap biseda për zgjedhjet.

Berberi-Për kë do votosh ti, Nuri?

Nuriu-Jo për këto dy kërmat që u bënë 35 vite e asnjë muaj nuk e kam mbyllur pa borxhe. Është rritur pensioni im me pikatore dhe çmimet me galop, me vrap kali dmth.

Berberi-Po për kë pra?

Nuriu-Për një nga këto të rejat.

Berberi-Nxirre pra,thuaje!

Nuriu-Do shoh ç’numër janë këto mortjet e mëdha e do ve kryq te një kolonë çfarëdo. Te ndonjë parti e re pra.

Berberi:-Ti Gent si student…

Genti-Te një parti e re.

Berberi-Ç’thua Ladi, ku do e hedhësh votën?

Ladi-Te të rejat normal.

Mua nuk më pyeti nga që e di kahun që kam. Por më bëri përshtypje votimi për partitë e reja. Para ca javësh përgjigje të tilla ishin si valë liqeni në zheg. Hedh një gur e ngadalë-ngadalë vjen vala te bregu. Tani sërish si valë, por që arrijnë më shpejt te bregu. Nga që liqeni qenka trazuar, po fryn një erë që po shtohet.

E më erdhi ndër mend kënga kolonjare “As e vogël, as e madhe”. E cila përfshiu të madh e të vogël. Ndoshta ka mbërritur çasti që vendi të shkëputet nga dinosaurët e politikës. Partitë e reja me sa po kuptohet, të gjitha së bashku, do kenë aq deputetë sa pa ato nuk do krijohet qeveria e ardhshme dhe institucionet e shtetit. Ndoshta bëjnë pazare, shiten dhe blihen se ka vite që kjo është modë, ama nga piedestali do të rrëzohet arroganca, mburrja, rrena, mashtrimi, korrupsioni masiv. E kaq nuk është pak. Të shpresojmë atëhere e të këndojmë:

-As e vogël, as e madhe…

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme