Sociale 29 Prill 2025, 13:35 Nga VNA

Mirëmbajtja e fiskalizimit, hapet tenderi 7.7 milionë euro

Ndaje në Whatsapp
Mirëmbajtja e fiskalizimit, hapet tenderi 7.7 milionë euro

 

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit hapi këtë të martë tenderin për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në lidhje me sistemin e fiskalizimit.

Fondi limit për këtë procedurë është 770 milionë lekë, ose rreth 7.7 milionë euro, dhe shërbimi do të ofrohet për një periudhë prej 24 muajsh.

Sipas dokumenteve që shoqërojnë procedurën, qëllimi kryesor i këtij projekti është mirëmbajtja e sistemit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit (sistemi i fiskalizimit) për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

“Qëllimi është garantimi i funksionimit të plotë të sistemit elektronik, në të gjithë komponentët e tij: softuer dhe pajisje fizike (hardware). Ky sistem është i hostuar në Qendrën e të Dhënave Qeveritare, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), dhe ofron shërbime për rreth 125 mijë tatimpagues, si dhe për vetë administratën tatimore”, thuhet në dokumente.

Në dokumentacion theksohet se disponueshmëria e sistemit të fiskalizimit është shumë e rëndësishme. Shërbimi i fiskalizimit dhe portali i tatimpaguesve (SelfCare) nuk mund të pësojnë ndërprerje për më shumë se disa minuta dhe nuk tolerohen ndërprerje të planifikuara për qëllime përditësimi (upgrade, update) apo modifikime të tjera.

“Shërbimet e ofruara për tatimpaguesit (fiskalizimi, verifikimi i faturave, pranimi/refuzimi i tyre, etj.), si dhe për administratën tatimore, duhet të jenë funksionale 24 orë në ditë, 7 ditë në javë,” theksohet më tej.

Aktualisht, ky sistem përdoret nga bizneset dhe qytetarët, ndërsa në përdorim të brendshëm është i aksesueshëm nga administrata tatimore dhe institucione të tjera publike të autorizuara. Dokumentet e tenderit përshkruajnë detajisht kërkesat dhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen e sistemit të fiskalizimit.

Disa prej tyre janë:

Monitorimi i rregullt i roleve dhe aktiviteteve të përdoruesve të sistemit dhe përpilimi i raporteve përkatëse.

Vlerësimi i raporteve të monitorimit dhe përpilimi i sugjerimeve për përmirësimin e infrastrukturës.

Izolimi dhe diagnostikimi i çdo problemi që ndikon sistemin, analizimi i shpeshtësisë së defekteve (bug-eve) dhe ofrimi i zgjidhjeve të detajuara.

Garancia për suport në rast se ndonjë faktor i brendshëm apo i jashtëm ndikon në funksionimin e sistemit.

Riparimi i defekteve, kontrolli i funksionaliteteve, si dhe analiza e log-eve të sistemit.

Ndërhyrjet duhet të kryhen vetëm pas miratimit të një plani të detajuar dhe brenda kohës së përcaktuar.

Operatori ekonomik duhet të ofrojë suport të vazhdueshëm dhe gatishmëri 24/7 për Modulin e Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit.

Po ashtu, kontraktori duhet të marrë masa për zëvendësimin e pajisjeve hardware që dalin jashtë funksioni, në rast se nuk janë të riparueshme.

Një tjetër detyrim është kryerja e testimit për rikuperimin e të dhënave (“restore full backup”) çdo muaj (nga data 1 deri më 10), duke përdorur kopjen rezervë të fundit të muajit pararendës. Rezultatet e testit duhet të dokumentohen në një raport të veçantë./Monitor

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme