Sociale 28 Prill 2025, 13:38 Nga VNA

Bankat morën pothuajse 76 mijë aplikime për kredi në 6-mujorin e kaluar

Ndaje në Whatsapp
Bankat morën pothuajse 76 mijë aplikime për kredi në

Kërkesa për kredi në sektorin bankar u rrit me ritme dyshifrore në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, bankat raportojnë se kanë marrë në shqyrtim gjithsej 75 530 aplikime për kredi gjatë kësaj periudhe. Numri total i aplikimeve për kredi të shqyrtuara nga bankat, ka shënuar rritje me 4.3% krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar dhe me 12.1% krahasuar me një vit më parë. Në terma vjetorë, numri i aplikimeve të shqyrtuara ka qenë në rritje për të tre segmentet e klientelës, por më e theksuar në rastin e individëve (“ndërmarrjet e vogla dhe të mesme” me 22.1%, ndërmarrjet e tjera me 8.2% dhe “individët” me 15.9%). Sipas segmentit të klientëve, rreth 9% e aplikimeve i përkisnin bizneseve (5.1% ose 3 871 aplikime nga “ndërmarrjet e vogla dhe të mesme” dhe 3.7% ose 2 778 aplikime nga “ndërmarrje të mëdha”) dhe 91% (ose 68 881 aplikime) i përkisnin “sektorit të individëve”. Krahasuar me periudhën e kaluar, kjo shpërndarje ka shënuar një zhvendosje të lehtë në favor të sektorit të individëve. Në terma gjashtëmujorë, rritja ka ardhur vetëm nga grupi i “ndërmarrjeve të tjera”, ku përgjithësisht përfshihen ndërmarrjet e mëdha (rritje me 7%), ndërkohë që numri i aplikimeve të shqyrtuara në segmentet e “ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme” dhe “individëve” ka rezultuar në rënie (respektivisht me 6.1% dhe 1.1%). Në totalin e aplikimeve të marra në shqyrtim gjatë periudhës, rezulton se rreth 27% e tyre janë refuzuar nga bankat dhe kjo normë mbetet më e lartë dhe në rritje në rastin e individëve . Norma e refuzimit është rritur me 2.3 pikë përqindje krahasuar me gjashtë muaj më parë dhe me 6.7 pikë përqindje ndaj një viti më parë; në të dy periudhat krahasuese, rritja ka qenë më e theksuar në individëve. Norma totale e refuzimit ka rezultuar në rritje për bankat me kapital vendas dhe për ato me kapital të huaj. Vihet re se gjatë periudhës, dy grupet bankare kanë shfaqur qëndrime të ngjashme ndaj kërkesave për kredi të “individëve”, duke shfaqur prirje shtrënguese krahasuar me periudhën paraardhëse dhe krahasuar me një vit më parë. Ky qëndrim është ndjeshëm më i dukshëm tek bankat e huaja, të cilat kanë refuzuar rreth 37% të kërkesave të individëve, krahasuar me bankat vendase, ku kjo normë ka rezultuar 9%. Në të njëjtën kohë, të dy grupet e bankave mbeten më pranuese ndaj segmentit të ndërmarrjeve, por prirjet kanë qenë të ndryshme gjatë periudhës. Kështu, bankat vendase kanë pasur qëndrim më shtrëngues si ndaj “ndërmarrjeve te vogla dhe të mesme” dhe ndaj atyre “të mëdha”, duke rritur normën e refuzimit respektivisht në 6% dhe 4% të kërkesave, ndërsa bankat e huaja duket se vijojnë të fokusohen te kreditimi i ndërmarrjeve të mëdha (kategoria “ndërmarrje të tjera”), duke refuzuar vetëm 2% të kërkesave të tyre për kredi./ Monitor

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme