Sociale 22 Prill 2025, 07:36 Nga VNA

Shqipëria e fundit në rajon për proceset industriale, nuk integrohet me zinxhirët globalë

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria e fundit në rajon për proceset industriale, nuk

Vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria mund të çojnë ekonomitë e tyre përpara duke zhvilluar prodhimin industrial dhe bashkëpunimit ndërmjet tyre duke krijuar klastera në disa industri, referon një studim i fundit Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC).

Por siç tregojnë të dhënat Kosova dhe Shqipëria janë pas në proceset industriale dhe integrimin me prodhimet e tyre në tregjet globale. Industria automobilistike, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, ka shfaqur rritje përmes integrimit në zinxhirët globalë, me aftësi në rritje për komponentë të automjeteve elektrike. Procesimi i metaleve, i përqendruar në Bosnje Hercegovinë dhe Serbi, ofron ekspertizë në shfrytëzimin më të plotë të burimeve.

Agro-përpunimi, prodhimi i Shqipërisë paketim në Serbi

Në industrinë Agro-ushqimore shihet premtuese promovimi i markës rajonale “Ballkan Fresh”: Observatori Ekonomik Rajonal mund të financojë studime fizibiliteti për produkte dhe tregje premtuese, si dhe të hartojë skema për vlerë shtesë në zinxhirë rajonalë të vlerës. Një fushatë e unifikuar brandimi  “Balkan Fresh” do të përmirësonte dukshmërinë e produkteve agro- ushqimore të Rajonit në tregjet ndërkombëtare, me certifikim për cilësi dhe qëndrueshmëri. Organizimi i panaireve ndërkombëtare agro-ushqimore (vjetore, me rotacion të qyteteve pritëse) do të afronte blerës globalë.

Plani sugjeron se në fushën e Agro-industrisë Shqipëria bashkë me Kosovën duhet të forcojë më tej prodhimin vendas dhe të lidhen me qendrat e përpunimit në Serbi e Mali i Zi, duke përmirësuar kështu shkallën e përpunimit dhe vlerën e shtuar në destinacionet e eksportit.

Gjithashtu sugjerohet ndërtimi i një platforme digjitale për siguri ushqimore “nga ferma te tryeza” në të gjitha vendet.

Shqipëria si një promotorë e Agroturizmit duhet të mundësojë një lidhje më të mirë të sektorit me prodhimin vendas, sugjeron plani.

Krijimi i Qendrës Rajonale të inovacioni Agri Ushqimor, një institucion që bashkon kërkimin, trajnimin dhe teknologjinë mund përshpejtuar praktikat e mira të prodhimit ekologjik dhe organik me vlerë të lartë.

Industria Automobilistike, Shqipëria për montime të thjeshta

Industria automobilistike në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut është në rritje brenda zinxhirëve globalë, me potencial për të avancuar drejt segmenteve me vlerë më të lartë, përfshirë automjetet elektrike. Plani sugjeron se, Shqipëria propozohet të fokusohet në montimin e nën komponentëve (kabllo dhe module elektronike), por për këtë duhen stimuj fiskalë për investitorët që sjellin teknologji montimi në vend. Për tu përfshirë në këtë industri Shqipëria duhet të përmirësojë kualifikimin e fuqisë punëtore për prodhimin e nën komponentëve elektrikë dhe duhen krijuar partneritete me universitetet teknike dhe qendrat profesionale në rajon, me fokus në automjetet elektrike dhe autonome.

Çfarë duhet të përmirësojë Shqipëria

Që të bëhet përfituese e klasterave rajonale industriale Shqipëria duhet të investojë në rrjetin rrugor, hekurudhor dhe multimodal, si dhe të digjitalizojë kalimet kufitare për të ulur kostot e transportit dhe përshpejtuar logjistikën. Plani i sugjeron lehtësimin e aksesit në financa për SME-të. Gjithashtu Shqipëria duhet të promovojë produktet alternative financiare (faktoring, leasing) dhe të krijojë kushte për tërheqjen e fondeve private (private equity), duke reduktuar barrierat e kolateralit.

Shqipëria gjithashtu duhet të miratojë kriteret e përbashkëta mjedisore në tenderët publikë mbi pragje të caktuara, duke nxitur kërkesën për produkte dhe shërbime me ndikim të ulët mjedisor.

Strukturat rajonale, të tilla si Observatori Ekonomik Rajonal mund të ndihmojnë me studime fizibiliteti për të identifikuar drejtimet premtuese, mirëpo kërkohet vullnet politik nga vendet./Monitor

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme