Sociale 21 Prill 2025, 07:58 Nga VNA

Trafik e vështirësi në parkim/ Një në dy banorë ka një makinë në Tiranë

Ndaje në Whatsapp

Trafiku në rrugët e Tiranës sa vjen e po rëndohet nga dita në ditë, ndërsa gjetja e një parkimi është bërë më e vështirë dhe pa dyshim më e kushtueshme se asnjëherë.

Numri i personave që zotërojnë një makinë në kryeqytet është rritur ndjeshëm.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në fund të vitit 2024, në Tiranë kishte të regjistruar 340 mijë automjete, ose një e treta e mjeteve të regjistruara në vend.

Në raport me popullsinë e bashkisë Tiranë, që sipas censit të ri të INSTAT ishte rreth 750 mijë banorë si prefekturë dhe 600 mijë si Bashki, rezulton se tashmë çdo dy banorë ka një automjet në Tiranë, me rreth 500-550 mjete për 1 mijë banorë.

Vetëm në vitin 2024, sipas DPSHTRR në Tiranë u regjistruan për herë të parë 41.1 mijë automjete, ose 41% e të gjitha automjeteve të regjistruara në vend (99.4 mijë gjithsej). Krahas mjeteve të regjistruara në Tiranë, në kryeqytet hyjnë dhe makinat e rretheve, duke rënduar trafikun çdo ditë.

Deri në qershor të vitit 2024 në vend ishin të regjistruara 914 mijë mjete, (nga të cilat 738 mijë ishin autovetura). Dy vitet e fundit numri i mjeteve të regjistruara në vend është rritur ndjeshëm për shkak të importeve masive nga Koreja e Jugut, që tregton mjete me çmim ekonomik. Sipas DPSHTRR, në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit.

Shumë ndërtime e makina, por pak zgjidhje në infrastrukturë

Që nga viti 2018, kur filloi bumi i ndërtimeve në kryeqytet deri në 2024-n, Bashkia e Tiranës ka dhënë mesatarisht 1.25 milionë metra katror ndërtime për banesa në vit. Në vitin 2024 u shënua një rekord i ri, me 1.8 milionë metra katror, ndërtime për rezidenca këto që do të lartësohen në vitet në vijim. Për të njëjtën periudhë (2018-2024,) Bashkia ka arkëtuar një shumë prej 500 milionë eurosh nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja.

Lulëzimit të ndërtimeve që ka shtuar dendësinë në Tiranë, trafikun, numrin e automjeteve në qarkullim, dhe zvogëlimit të hapësirave për parkim, pak i është përgjigjur përmirësimi i infrastrukturës, zgjerimi i rrugëve të brendshme të qytetit dhe sidomos transporti publik.

Në mungesë të një transporti eficient publik, shumë banorë detyrohen që të lëvizin çdo ditë me makinë. Një sondazh i mëparshëm i Monitor gjeti se 84% e të anketuarve nga kryeqyteti u përgjigjën se mendojnë se infrastruktura e transportit publik në qytetin e tyre është e dobët apo shumë e dobët.

Përmirësimi i transportit publik është dhe sugjerimi kryesor i të anketuarve nga Monitor, që do të ndikonte në reduktimin e trafikut në kryeqytet, i ndjekur nga zgjerimi i rrugëve e ndërtimi i parkingjeve në periferi./Monitor

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme