Sociale 20 Prill 2025, 22:08 Nga VNA

Artizani në Krujë/ U bë i famshëm nga reagimi ndërsa dëgjonte Berishën

Ndaje në Whatsapp
Artizani në Krujë/ U bë i famshëm nga reagimi ndërsa

Disa ditë më parë, një reagim spontan e ktheu Ndriçim Gunin në personazhin më të komentuar të ditës.

Por sot, ashtu si çdo ditë, ai vijon punën e tij, në zemër të Pazarit historik të Krujës, aty ku proceset e qeleshpunuesit janë më domethënëse se çdo status në internet.

“Po punove, jeton dhe jeton mirë. Po situata është e vështirë, konkurrenca është e pandershme, sepse po shiten punime kineze si punë dore”, tha Guni.

Nuk i pëlqen të flasë për momentin që e bëri të njohur në rrjet, sepse për të, puna është jeta. Në dyqanin e tij hyjnë e dalin turistë që ndalen të magjepsur nga mjeshtëria me të cilën formohen qeleshet, një proces që kërkon durim, përkushtim dhe dashuri.

“Është fantastike të shohësh si bëhen qeleshet me dorë. Më bën përshtypje fakti që kjo trashëgohet tek brezat e rinj”, tha një turist.

Në këtë punishte të vogël punon edhe i biri, Ardiani, që e ka trashëguar zanatin nga gjyshi. Prej brezash, qeleshja është simbol i identitetit dhe trashëgimisë.

“Ndërgjegjësimi i turistëve që duan të marrin një punë dore na ka ndihmuar. Të ishte për konkurrencën, do ta kisha lënë këtë punë. Është një zanat që kërkon kohë, saktësi dhe dashuri. Ta punosh këtu, në dyqan, dhe ta shesësh këtu”, tha Guni.

“Ky profesion në familjen tonë është i trashëguar prej brezash. Ishte dëshira e gjyshit që ma mësoi. Ka mbi 12 procese pune për të bërë një qeleshe. Është e lodhshme”, tha Adrian Guni.

Por pavarësisht pasionit dhe trashëgimisë, të dy janë të pasigurt për të ardhmen. Tregu është i mbushur me produkte të fabrikuara që shiten si punime artizanale, çmime të ulëta dhe mungesë vlerësimi për punët e dorës.

“Me keqardhje them se do të vdesë shumë shpejt”, tha Guni për Top Channel

Në Pazarin e Krujës, ku çdo gur dhe çdo dyqan rrëfen histori, Ndriçimi dhe Ardiani vijojnë të punojnë qetësisht, të vetëdijshëm se po mbajnë gjallë një pjesë të identitetit shqiptar.

Dhe për sa kohë që ka një turist që ndalet, pyet dhe blen me zemër, ka ende shpresë që qeleshja të mos mbetet vetëm kujtim./ Top Channel

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme