Sociale 21 Prill 2025, 08:03 Nga VNA

Të dhënat personale, diskutohet metodologjia për gjobat, mund të arrijnë deri në 20 mln euro

Ndaje në Whatsapp
Të dhënat personale, diskutohet metodologjia për gjobat, mund

Pak muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale” zyra e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit ka bërë publik metodologjinë mbi të cilën do të llogariten masat administrative në rastet e shkeljeve, duke e çuar për konsultim te grupet e interesit.

Kujtojmë që ligji i ri u përafrua me direktivën e Bashkimit Europian konkretisht rregullorja 2016/679 e Parlamentit Europian dhe Këshillit (GDPR) që ndër të tjera parashikon sanksione deri në 2 miliardë lekë apo 20 milionë euro, gjoba që konsiderohen tepër të larta për madhësinë e bizneseve dhe ekonominë shqiptare, teksa vetëm rreth 210 biznese në vend kanë një qarkullim më të lartë sesa 2 miliardë lekë (20 mln euro), sipas renditjes së “Monitor 200”.

Por çfarë parashikon metodologjia në fjalë që aktualisht është në fazë konsultimi? Në përshkrimin e qëllimit të saj theksohet se masa përfundimtare e sanksionit varet nga të gjitha rrethanat e çështjes specifike, të cilat do të vlerësohen rast pas rasti.

“Prandaj, Zyra e Komisionerit synon një qasje harmonizuese sa i takon ekzistencës së një modeli të ndjekur për përllogaritjen e masës së sanksionit, në vend të harmonizimit të rezultatit të përllogaritjes “thuhet në metodologji.

Pasqyra e sintetizuar e metodologjisë

Në mënyrë të përmbledhur dokumenti i Komisionerit vlerëson pesë hapa që janë në bazë të përllogaritjes së një mase administrative. Kjo mban parasysh procesin apo veprimtarinë e përpunimit, xhiron e ndërmarrjes, rrethanat lehtësuese apo rënduese apo proporcionalitetin.

Identifikimi i proceseve/veprimtarisë së përpunimit sipas rastit konkret dhe vlerësimi i zbatimit të pikës 3 të nenit 93, të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave (Kapitulli 3).

Përcaktimi i modelit për përllogaritjen e mëtejshme të sanksionit bazuar në një vlerësim të (Kapitulli 4): a) klasifikimit të shkeljes sipas pikave 1, 2 dhe 3, të nenit 94, të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave; b) seriozitetit të shkeljes sipas germave “a”, “b” dhe “e” të pikës 2, të neni 93, të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave; c) xhiros së Ndërmarrjes, si një element i rëndësishëm për t’u marrë në konsideratë me synim vendosjen e një sanksioni efektiv, proporcional dhe me karakter parandalues, sipas pikës 1, të nenit 93, të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave.

Vlerësimi i rrethanave rënduese dhe lehtësuese që lidhen me sjelljen e mëparshme ose të tanishme të kontrolluesit/përpunuesit si dhe zmadhimi ose zvogëlimi i masës së sanksionit në përputhje me këto rrethana (Kapitulli 5).

Identifikimi i tavanit të përcaktuar ligjor, për masën e sanksionit lidhur me proceset/veprimtaritë e ndryshme të përpunimit. Zmadhimet e aplikuara në hapat e mëparshëm ose të ardhshëm nuk mund të tejkalojnë këtë tavan (Kapitulli 6).

Kryerja e analizës nëse shuma përfundimtare e sanksionit të përllogaritur plotëson kërkesat e efektivitetit, proporcionalitetit dhe karakterit parandalues, siç kërkohet nga dispozitat e pikës 1, të 93, të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave dhe duke zmadhuar ose zvogëluar masën e sanksionit në përputhje me rrethanat (Kapitulli 7)./MONITOR

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme