Sociale 27 Prill 2025, 18:30 Nga VNA

“Në komunizëm do guxoja të flisja lirë, sot më trondit frika ndaj pushtetit”

Ndaje në Whatsapp
“Në komunizëm do guxoja të flisja lirë, sot më

Gazetarja Blerina Gjoka ka ndarë një reflektim të fortë lidhur me raportin e shoqërisë shqiptare ndaj lirisë së fjalës, duke krahasuar periudhën e komunizmit me realitetin aktual.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Gjoka shkruan:

“Duke punuar me dëshmitë e dokumentet e komunizmit gjatë 7 viteve të fundit, në mënyrë instiktive më vjen një pyetje e brendshme: çfarë do bëje ti po të jetoje në ato vite? A do të kishe guximin t’i kundërviheshe duke thënë mendimin tënd të lirë një regjimi të egër si ai i Enver Hoxhës? Ndërgjegjia ime dëshiron të besojë se po, do e thoja mendimin e lirë pavarësisht pasojave, por se di, kur e vendos veten në vendin e atyre burrave e grave që vërtet guxuan të jenë të lirë aty ku liria nuk kishte kuptim, kupton se duhet të ketë qenë vërtet e vështirë, një veprim vetëvrasës pothuajse. Ky është momenti që i kuptoj dhe masën konformiste të regjimit që nuk e hapte gojën për t’i shpëtuar internimit, burgosjes, gjithçkaje të keqe që vinte me një fjalë goje.”

“Po sot? Në vitin 2025, 34 vite pas rënies së komunizmit? Sot as nuk dua t’i kuptoj e mirëkuptoj njerëzit që kanë frikë të thonë mendimin e tyre se ruajnë një vend pune në shtet, sepse kanë frikë se i vijnë tatimet te biznesi apo se shantazhohen nga i forti politik i zonës. Një frikë e shëmtuar që ka tulatur njerëzit duke kontribuar në tulatjen e shoqërisë ndaj së keqes.”

“Duke shkuar nëpër qytete për reportazhe për fushatën elektorale, has qytetarë që nuk guxojnë të flasin me emër se kanë frikë, apo të tjerë që pasi flasin të kërkojnë që t’ua heqësh citimin se kanë marrë ca telefonata e u është prishur punë. Kjo vetëm sa më mbush me zemërim, nuk mund t’i mirëkuptoj që pranojnë t’i nënshtrohen frikës së pushtetit dhe nuk kuptojnë që pa LIRINË njeriu është një qenie pa kuptim.”

“Për aq kohë sa shoqëria jonë nuk do të kuptojë rëndësinë që ka liria për të menduar, për të folur e për të zgjedhur dhe për ta mbrojtur këtë liri nga çdo kërcënim e për t’ia ushqyer fëmijëve të tyre, ky vend s’ka për të qenë kurrë demokratik e europian.”

Për Blerina Gjokën, kjo frikë është një plagë që po e deformon shoqërinë shqiptare dhe që po pengon ndërtimin e një demokracie të vërtetë. “Pa LIRINË, njeriu është një qenie pa kuptim,” thekson ajo, duke shtuar se pa mbrojtur lirinë e mendimit, të shprehjes dhe të zgjedhjes, Shqipëria nuk do të arrijë kurrë të jetë një vend demokratik dhe europian.

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme