Sociale 23 April 2025, 07:42 Nga VNA

Shpërblimet ndaj punonjësve nuk ndjekin ritmin e pagave, më të ulëta se para pandemisë

Ndaje në Whatsapp
Shpërblimet ndaj punonjësve nuk ndjekin ritmin e pagave, më

Pavarësisht rritjes së nevojave për punonjës dhe staf të kualifikuar, të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se ndërmarrjet shqiptare vijojnë të shpenzojnë shumë pak për trajnimin dhe shpërblimin e punonjësve të tyre, teksa pagat po rriten me ritme më të shpejta se para pandemisë.

Në vitin 2023 të gjitha ndërmarrjet në operojnë në vendin tonë dhanë 2,7 miliardë lekë në formën e shpërblimeve dhe trajnimeve për punonjësit. Masa e shpërblimit mesatar ne sektorin e biznesit ishte 4,844 lekë/vit në vitin 2023. Kjo shumë ishte pak më e lartë se në vitin 2021, por shumë më e ulët se në vitet paraardhëse, sidomos para pandemisë.

Shpenzimet mesatare për shpërblimin dhe trajnimin e punonjësve në vitin 2023 ishin 20 për qind më të ulëta se në vitin 2018 dhe 70 për qind më të ulëta se në vitin 2010.

Ecuria për shpenzimet e bizneseve për trajnimin dhe shpërblimin e punonjësve tregon se ekonomia e Shqipërisë po zhvillohet drejt sektorëve që nuk kërkojnë aftësi. Në vitet 2000-2010, hyrja në treg e kompanive të mëdha të telekomunikacionit dhe bankave të huaja nxiti investimet në burimet njerëzore sidomos në trajnimin e tyre. Por vitet e fundit ekonomia po zhvillohet drejt sektorit të shërbimeve dhe ndërtimit, të cilat kanë nevoja më të shumta për punonjës se sa për aftësi.

Sipas grafikut të mëposhtëm që përmbledh ecurinë e shpenzimeve për trajnime dhe shpërblime nga viti 2010 deri në 2023, investimet e bizneseve për këtë qëllim kanë pasur luhatje të mëdha dhe një tendencë rënëse në dekadën e fundit. Kulmi i shpenzimeve në këtë zë është regjistruar në vitin 2013 me afro 4.452 milionë lekë ndërsa më pas, grafiku tregon një ulje graduale, me përjashtime të vogla.

Në vitin 2023, totali i shpenzimeve ra në vetëm 2.682 milionë lekë, që është thuajse gjysma e nivelit më të lartë të regjistruar një dekadë më parë. Viti më i dobët rezulton të jetë 2022, me 1.747 milionë lekë, një tregues shqetësues për një treg pune që vuan nga mungesa e fuqisë së kualifikuar dhe motivimit të brendshëm.

Ekspertët e tregut të punës e lidhin këtë prirje me mungesën e politikave afatgjata të investimit në burimet njerëzore nga ana e bizneseve, por edhe me presionin e kostove të tjera operacionale që i shtyjnë punëdhënësit të shkurtojnë buxhetet për trajnime apo bonuse motivuese.

Shumica e bizneseve e shohin trajnimin si një shpenzim, jo si një investim. Kjo filozofi që kanë bizneset për burimet njerëzore dëmton efikasitetin e tyre afatgjatë, por edhe klimën e përgjithshme të punësimit./ Monitor

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme