Sociale 1 May 2025, 14:07 Nga VNA

Partia e Lirisë tradhton PD-në, PS miraton projekt në Gjir të Lalzit

Ndaje në Whatsapp
Partia e Lirisë tradhton PD-në, PS miraton projekt në Gjir

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak në Durrës u zhvillua mes debatesh të ashpra politike, ku një nga çështjet kryesore ishte miratimi i projektit për ndërtimin e kompleksit turistik “Lura 5” në një sipërfaqe pyjore në Gjirin e Lalzit.

Partia Demokratike kundërshtoi betonizimin e zonës bregdetare, ndërsa PS dhe Partia e Lirisë argumentoi përfitimet ekonomike të projektit. Projektvendimi u miratua me 31 vota pro, pavarësisht tre votave kundër nga këshilltarët demokratë.

Një tjetër pikë debati ishte raporti i monitorimit të buxhetit për vitin e kaluar, ku opozita akuzoi për mosrealizim të fondeve të rindërtimit dhe menaxhimit të mbetjeve urbane. Të dyja palët politike akuzuan njëra-tjetrën për dëmet mjedisore të akumuluara ndër vite.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme