Sociale 29 Prill 2025, 14:35 Nga VNA

Raporti i Amnesty International kritikon Shqipërinë për kampet në Gjadër, shëndetësinë dhe lirinë e medias

Ndaje në Whatsapp
Raporti i Amnesty International kritikon Shqipërinë për kampet

 

Amnesty International ka publikuar raportin vjetor për të drejtat e njeriut në Shqipëri për vitin 2024, duke ngritur një sërë shqetësimesh serioze që përfshijnë shëndetësinë publike, dhunën me bazë gjinore, liritë e medias, trajtimin e refugjatëve dhe diskriminimin ndaj komuniteteve vulnerabël.

Një nga skandalet më të rënda të evidentuara është rasti i pacientëve me kancer në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë, të cilët u orientuan nga mjekët drejt klinikave private me pagesë, duke iu mohuar trajtimi falas. Mjekët janë pezulluar, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Sipas Indeksit të Lirisë së Shtypit 2024 nga “Reporterët pa Kufij”, liria e medias në Shqipëri është e kërcënuar seriozisht nga ndërthurja e interesave politike dhe biznesore. Kuadri ligjor i pamjaftueshëm dhe rregullimi i njëanshëm lënë hapësirë për kontroll dhe intimidim.

Gazetarët përballen me presione të vazhdueshme, si nga politikanët, ashtu edhe nga krimi i organizuar, duke ndikuar drejtpërdrejt në pavarësinë editoriale dhe në të drejtën e publikut për informim të paanshëm.

Shqipëria 2024 – Raporti i Amnesty International

E drejta për shëndetësiPacientët me kancer u mohuan trajtim falas në Spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Disa prej tyre u transferuan nga mjekët në klinikat e tyre private me pagesë. Mjekët e përfshirë u pezulluan dhe hetimet janë në zhvillim. Komiteti i OKB-së për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore shprehu shqetësime për mangësitë në infrastrukturën shëndetësore, mungesën e personelit, mungesën e aksesit në shërbimet e specializuara për shëndetin seksual dhe riprodhues, si dhe shpërndarjen e pabarabartë të shërbimeve shëndetësore, sidomos në zonat rurale.

Dhuna seksuale dhe me bazë gjinorePolicia raportoi se gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, 686 gra u dhunuan në familje – një rritje me 30 raste krahasuar me vitin e kaluar. Një studim i publikuar në maj tregoi se mungesa e mbështetjes institucionale detyron viktimat të kthehen tek abuzuesit. Komiteti i OKB-së theksoi se duhet rishikuar procedura për ndihmën juridike falas për të garantuar akses më të mirë për viktimat e dhunës në familje.

Trajtim çnjerëzor apo degraduesNë janar, Komiteti Evropian për Parandalimin e Torturës shprehu përsëri shqetësime për kushtet e rënda të pacientëve psikiatrikë në burgje. Në një objekt të përkohshëm për pacientë psikiatrikë brenda Burgut të Lezhës, komiteti evidentoi mbipopullim, mungesë të stafit mjekësor dhe infrastrukturë të dobët. Nënkomiteti i OKB-së për Parandalimin e Torturës raportoi gjithashtu numër të lartë personash në paraburgim dhe akses të pamjaftueshëm në kujdes shëndetësor për të burgosurit.

Liria e shprehjesNë maj, Indeksi Botëror i Lirisë së Medias 2024 nga “Reporterët pa Kufij” vlerësoi se liria dhe pavarësia e medias në Shqipëri janë të kërcënuara nga konfliktet e interesit mes botës së biznesit dhe asaj politike, një kuadër ligjor i mangët dhe rregullime të njëanshme. Gazetarët vazhdojnë të përballen me intimidim nga politikanët dhe krimi i organizuar.

Të drejtat e refugjatëve dhe migrantëveNë janar, Gjykata Kushtetuese miratoi marrëveshjen me Italinë për ngritjen e dy qendrave ndalimi për azilkërkuesit e shpëtuar në det nga anijet shtetërore italiane, pavarësisht shqetësimeve për ndalime arbitrare. Azilkërkuesit e parë, nga Bangladeshi dhe Egjipti, u kthyen në Itali pas një vendimi të gjykatës italiane që u njohu të drejtën për shqyrtim të kërkesave për azil në Itali.

Diskriminimi

Romët dhe EgjiptianëtNë prill, Komiteti për Eliminimin e Diskriminimit Racor (CERD) vuri në dukje vështirësitë e vazhdueshme për komunitetet rom dhe egjiptian në lidhje me regjistrimin e lindjes, marrjen e dokumenteve të identitetit dhe aksesin në shërbimet publike. Komiteti gjeti prova të ndarjes dhe diskriminimit de facto ndaj fëmijëve romë dhe egjiptianë në disa shkolla.

Personat LGBTINë maj, një martesë simbolike mes të njëjtës gjini në Tiranë shkaktoi reagime të forta nga e djathtapolitike dhe grupet fetare, duke nxitur gjuhë urrejtjeje ndaj komunitetit LGBTI. Në korrik, Eksperti i Pavarur i OKB-së për mbrojtjen kundër dhunës dhe diskriminimit mbi bazën e orientimit seksual dhe identitetit gjinor u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të harmonizojnë ligjet dhe politikat me realitetet që përjetojnë personat LGBTI, përfshirë stigmën dhe diskriminimin në arsim, shëndetësi, punësim dhe jetën e përditshme.

Video

Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroportin e Araxos gjatë uljes së një avioni të kompanisë TUI, tip Boeing 737-8, i quajtur “Patra”. Ngjarja ndodhi kur një shkallë ku ishin ngjitur gazetarë dhe fotoreporterë për të mbuluar momentin u shemb papritur. Si pasojë, tre persona mbetën të plagosur dhe u transportuan me ambulancë në spital për trajtim mjekësor. Të lënduarit janë një gazetar nga Athina, një kameraman dhe një fotoreporter nga Patra, të cilët pësuan dëmtime në gjymtyrë. Persona të tjerë të medias që ndodheshin në vendngjarje pësuan lëndime të lehta dhe nuk patën nevojë për shtrim në spital. Dyshohet se shkalla u shemb për shkak të mbingarkesës, pasi mbi të ishin ngjitur rreth 10–15 persona për të siguruar pamje më të mira.

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme