Sociale 2 May 2025, 15:46 Nga VNA

Turizmi kulturor në rënie, raporti: Shkak rikonstruksionet në disa institucione

Ndaje në Whatsapp
Turizmi kulturor në rënie, raporti: Shkak rikonstruksionet në

Turizmi kulturor shënoi rënie në muajt e parë të vitit. Statistikat zyrtare të publikuara nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit tregojnë se institucionet kulturore u vizituan nga 47.2 mijë persona, me një rënie 2% në raport me janar-shkurt 2024. Në muajin shkurt 2025, 25,530 vizitorë kanë vizituar 28 Institucionet e Kulturës. Ka një rënie të vizitorëve në këto institucione të kulturës, por vjen nga fakti që disa prej tyre u janë nënshtruar procesit të rikonstruksionit” thuhet në publikimin e Ministrisë. Aktualisht institucioni më i rëndësishëm me dyer të mbyllura që kishte edhe një numër të konsiderueshëm vizitorësh është Muzeu Historik i Tiranës i cili do të qëndrojë i mbyllur për të paktën katër vjet. Vitin e shkuar u njoftua në mars se ky Muze do të rihapet në vitin 2028 për shkak se do t’i nënshtrohet ndërhyrjeve të rëndësishme. Kjo mbyllje erdhi në një vit kur turizmi ishte në kulmin e vet të tij diçka që nxiti reagimet e turoperatorëve të cilët e cilësuan këtë një hap të gabuar pasi Tiranës i hiqej një nga atraksionet e rëndësishme në ofertën totale turistike që ofronte për turistët si të organizuar edhe ata individualë. Por pavarësisht kësaj rënie, cilët kanë qenë në fakt institucionet më të vizituara kulturore? Nga muzetë në krye qëndron ai Gjergj Kastrioti në Krujë me 10 mijë vizitorë dhe pas tij, Muzeu i Përgjimeve Shtëpia me Gjethe me 4889 vizitorë. Në vend të tretë renditet Muzeu Ikonografik Onufri në Berat me 3749 vizitorë. Ndërkohë sa u takon kalave dhe monumenteve të tjerë, në krye qëndron ajo e Gjirokastrës me mbi 5 mijë vizitorë teksa pas saj Amfiteatri i Durrësit me mbi 1 mijë vizitorë. Nga Parqet Arkeologjike në krye qëndron ai në Shkodër me 8587 vizitorë kurse pas tij Butrinti me 3008 vizitorë. Pritshmëritë janë që turizmi kulturor të ndjekë ritmin e turizmit të përgjithshëm edhe këtë vit ku turoperatorët janë shprehur optimistë për një ecuri të ngjashme me 2024-ën edhe pse shifrat e fundit të publikuara nga INSTAT lidhur me lëvizjet e shtetasve reflektuan një rënie në muajin mars me 2.7 për qind. Monitor

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme