Sociale 3 Maj 2025, 20:43 Nga VNA

Qeveria jep 3.6 milionë euro për liderët europianë, në sheshin Skënderbej nisin punimet për takimin dhe mitingun e PS-së 

Ndaje në Whatsapp
Qeveria jep 3.6 milionë euro për liderët europianë, në

Në kulmin e fushatës, qeveria ka dhënë  3.6 milionë euro për mbledhjen e liderëve europianë që pritet të mbahet Tiranë më 16 Maj. Kjo shumë është paguar nga Thesari (taksapaguesit) për organizimin e Takimit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë. Konkretisht në vendim thuhet se "Drejtoria e Sherbimeve Qeveritare , Kalim fondi sipas vkm 200 per Tak me Komunitetit Politik Evropian , Urdh n.280 dt 27.2.25 , preventimi dt 27.3.25 , vkm nr.200 dt 4.4.25 , shkresa e MF nr.5517/3 dt 7.4.25". Samiti është cilësuar nga kryeministri Edi Rama si një ngjarje madhore për vendin tonë dhe që do të mbledhë liderët e të gjithë kontinentit evropian, nga Londra në Kiev dhe nga Oslo në Ankara. Prej disa ditësh në sheshin Skënderbej kanë nisur përgatitjet duke vendosur një çadër të madhe pas statujës së heroit kombëtar "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", teksa paralelisht janë montuar edhe skelat për podiumin e mitingut të Partisë Socialiste. Madje, qeveria në kuadër të këtij samiti ka "qerasur" me pushime edhe administratën duke vendosur që datat 15 dhe 16 maj të jetë ditë pushimi për punonjësit e institucioneve të administratës shtetërore në territoret e bashkive Tiranë, Kamzë, Vorë dhe Krujë. Nga kjo VKM përjashtohen Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit, Garda e Republikës, shërbimi zjarrfikës dhe punonjësit e sistemit shëndetësor.

Video

Përveç atyre që u vetëpërjashtuan nuk ka

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht. Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtuese shtetasen E.K. ka përplasur këmbësorin I.D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht. I moshuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme