Sociale 7 May 2025, 08:00 Nga VNA

74-vjeçari që sfidon moshën për një diplomë: ‘Nuk është kurrë vonë për të mësuar’”

Ndaje në Whatsapp
74-vjeçari që sfidon moshën për një diplomë:

Skënder Cena është 74-vjecar (datëlindja 08.11.1951). Një i moshuar me vullnet të hekurt që ka zgjedhur të trokasë sërish në dyert e Shkollës se Mesme Profesionale Kamëz.

Ai është regjistruar për të hyrë në provimin e gjuhës së huaj që do të zhvillohet me 3 qershor dhe më pas të marrë diplomën e maturës shtetërore, në degën “shërbime mjetesh transporti”. Po cila është historia e Skënderit? Dhe përse ai rikthehet pranë kësaj shkolle me shpresën për ta përmbyllur me sukses ciklin? I moshuari e ka përmbyllur procesin mësimor, cikli part time në vitin 2016. Atë vit, ai ka marrë të gjitha provimet përvec gjuhes së huaj anglisht. E vetmja mundësi që ai të diplomohet është të hyjë në provim dhe të marrë notë kaluese. Ndaj ai ka bërë plotësimin e formularit A1Z, që të paraqitet në provim dhe të asistohet për shkak se ka shikim të dobët. Me datë 3 qershor ai do të ulet sërish në bankën e shkollës për të dhënë provimin, edhe pse është 74-vjec. Shembuj të tillë, si ai i Skënderit dëshmojnë se për tu shkolluar nuk është kurrë vonë. E këtë shembull më së shumti duhet ta ndjekin të rinjtë.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme