Sociale 5 May 2025, 11:29 Nga VNA

U zhduk pas shembjes së masiviti të kromit, ende asnjë shenjë nga i riu

Ndaje në Whatsapp

Kushëriri i Admir Lalas, 29-vjeçarit që u zhduk së bashku me fadromën pas shembjes së masivit të kromit në Klos, ka kërkuar nga shteti ndihmë.

Kur kanë kaluar 48 orë nga ngjarja, ende nuk dihet asgjë mbi fatin e të riut, ndërsa kushëriri i tij u shpreh “të paktën të gjejmë trupin”.

Ai deklaroi se kërkohen aparatura të posaçme për gjetjen e trupit të 29-vjeçarit, duke shtuar se “terreni është i thyer, makineritë nuk hyjnë dot”.

“Admir e kam djalë daje. I bëjmë thirrje shtetit që të ndërhyjë dhe të na sjellë aparatura përkatëse, të paktën të gjejmë trupin. Është fatkeqësi për familjen tonë, shteti të na ndihmojë, të paktën të gjejmë trupin. Ju lutem, shtetit, institucioneve përkatëse që të na sjellin aparaturat. Dimë që është një kompani turke që ka aparaturë, kemi marrë vesh që ka ndodhur një rast i tillë në Vaun e Dejës dhe e kanë gjetur trupin. Deri më tani janë vullnetarë, janë edhe disa ushtarë, policia është këtu, por janë njerëz si puna jonë dhe nuk besoj që ndihmojnë dot, duhen patjetër aparatura.

Duhet patjetër të ndërhyjë shtetit, terreni është i thyer, makineritë nuk hyjnë dot. Ledha ka shkuar deri në 8 km, kështu është pothuajse e pamundur. Deri tani janë gjetur disa pjesë të copëtuara të fadromës, situata është më serioze se sa mendojmë”, tha ai./ Panorama.al

 

 

 

 

 

 

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme