Sociale 6 May 2025, 16:57 Nga VNA

Rrëshqitje masive dheu në Klos – punëtori zhduket me eskavator, kërkimet në garë me kohën

Ndaje në Whatsapp
Rrëshqitje masive dheu në Klos – punëtori zhduket me

Ministria e Mbrojtjes reagoi lidhur me zhdukjen e punonjësit të fabrikës së përpunimit të kromit në Klos, pas shkëputjes së masivit të dheut.

Sipas këtij institucioni, për gjetjen e 29-vjeçarit janë angazhuar forca të shumta, por për shkak të terrenit të thyer, operacioni has vështirësi.

Në operacionin kompleks janë përfshirë Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi i bashkisë Klos; forcat e Policisë; punonjës të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM); efektivë të Forcave të Armatosura me pajisje për detektimin e metaleve, si dhe punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

“Rrëshqitja e ndodhur përfshin një masë të konsiderueshme dheu, me përmasa të vlerësuara rreth 5 kilometra gjatësi, 20 metra gjerësi dhe mbi 4 metra thellësi. Terreni në zonën e prekur mbetet i paqëndrueshëm, çka ka sjellë vështirësi të mëdha në ndërhyrjen me mjete të tjera të rënda, për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të mëtejshme. Për këtë arsye, ndërhyrjet po kryhen me kujdes ekstrem, për të shmangur çdo rrezik shtesë për forcat e angazhuara në operacion. Megjithatë, aktualisht në një pjesë të luginës është bërë e mundur ndërhyrja me ekskavatorë dhe mjete të tjera ndihmëse,” njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Pavarësisht kërkimeve, deri në këto momente nuk është bërë e mundur lokalizimi apo nxjerrja e trupit të punonjësit të ekskavatorit. Ardit Beshiri po punonte me eskavator, kur u zu poshtë nga masivi i dheut. Familja ka bërë thirrje për ndihmë për të gjetur trupin e tij.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme