Sociale 7 May 2025, 15:20 Nga VNA

Kosova i bashkohet Shqipërisë në kërkimet për trupin e 29-vjeçarit në Klos – forcat ushtarake në terren për mision humanitar

Ndaje në Whatsapp
Kosova i bashkohet Shqipërisë në kërkimet për trupin e

Prej pesë ditësh vijojnë pa ndërprerje kërkimet në Qafën e Burrelit për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili u zhduk pas rrëzimit të një masivi dheu pranë fabrikës së përpunimit të kromit në zonën e Klosit. I riu ishte duke punuar me një ekskavator kur një sasi e madhe dheu dhe materiali rëre e zuri poshtë, pas çarjes së një rezervuari që përmbante mbetje të përpunimit të kromit.

Sipas informacioneve, Ardit Beshiri ndodhej në anën e poshtme të rezervuarit në momentin e ngjarjes, kur vërshimi i ujit dhe materiali i rëndë e ka marrë përpara. Deri më tani nuk është gjetur asnjë gjurmë e tij, përveç disa pjesëve të mjetit të rëndë që ai drejtonte.

Në ndihmë të forcave shqiptare që po angazhohen në këtë operacion kërkim-shpëtimi, ka mbërritur edhe një kontingjent nga Ushtria e Kosovës. Vendimi për përfshirjen e tyre u miratua nga Qeveria e Kosovës, ndërsa Ministria e Mbrojtjes së Kosovës deklaroi se kjo mbështetje është pjesë e partneritetit strategjik mes dy vendeve dhe e vënies në funksion të kapaciteteve për ndërhyrje humanitare.

Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës:

“Ministria e Mbrojtjes, mbi bazën e objektivave dhe planifikimeve strategjike për zgjerimin e kapaciteteve dhe vënies në detyrë të këtyre kapaciteteve, është e përgatitur të mbështesë Shqipërinë me një kontingjent për nevoja humanitare, përkatësisht operacionin humanitar kërkim-shpëtim në vendin e quajtur ‘Qafa e Burrelit’, Bashkia Klos. Kjo mbështetje është në kuadër të partneritetit strategjik me shtetet mike, e në veçanti me Shqipërinë.”

Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje, policia ka arrestuar drejtuesin teknik të shoqërisë që operonte në zonë, Ademir Lala, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Autoritetet po hetojnë rrethanat që çuan në shembjen e rezervuarit, ndërsa familjarët e të riut dhe banorët e zonës presin me ankth çdo informacion të ri nga operacioni.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme