Sociale 9 Maj 2025, 08:28 Nga VNA

Baret nuk mbajnë më, nisin rritjen e çmimit të kafesë, 4.7% më shumë në prill

Ndaje në Whatsapp
Baret nuk mbajnë më, nisin rritjen e çmimit të

Kafeja, zakoni i preferuar i shqiptarëve, po rrezikon të kthehet në produkt luksi më rritjen e shpejtë të çmimeve. Të dhënat mbi inflacionin treguan se çmimi i kafesë dhe kakaos pësoi rritje vjetore me 4.7 për qind në prill. Ky ishte niveli më i lartë i rritjes që nga shkurti i vitit 2022.

Çmimet e kafesë kanë pësuar rritje më të fortë në zonat më të frekuentuara të Tiranës, ku një filxhan kafe ka kaluar të 120 lekë, ndërsa në periferi çmimi mesatar ka arritur në 80-100 lekë muajin e fundit nga 70 lekë që ishin në fillim të vitit.

Arsyeja kryesore lidhet me rritjen e çmimeve në tregjet ndërkombëtare dhe në anën tjetër rritja e konsumit nga turistët.

Çmimet e kafesë janë rritur më shpejtësi në tregjet globale sidomos vitin e fundit prej uljes së prodhimit në Brazil.  Gjithashtu rritja e kostove të transportit pas pandemisë  ndikoi negativisht çmimet me pakicë në Shqipëri.

Situata u përkeqësua më tej gjatë 2024 kur furnizimet nga Afrika Perëndimore u tkurrën për shkak të kushteve ekstreme të motit dhe sëmundjes që përfshinë bimët e kafesë dhe kakaos. Efekti i çmimeve të larta po reflektohet me ngadalë në tregjet shqiptare me pakicë.

Në vitet 2016-2019 pati rënie të çmimeve të kafesë më pakicë në vendin tonë me rreth 1,5% për shkak të tepricës së prodhimit botëror, si dhe konkurrencës së madhe në tregun vendas.

Gjatë 2020-2021 çmimet nisën të rriten nga problemet logjistike që krijoi pandemia me transportin dhe zinxhirët e furnizimit.

Një kilogram kafe u importua në mars 2025 me 693 lekë  kilogrami me rritje 19% nga marsi 2024 ku një kilogram kafe u importua me çmim 582 lekë.

Me herët në janar Shoqata e Bareve dhe Restoranteve referoi se baret janë vënë në vështirësi që nga viti i vitin e kaluar për shkak se çmimet e kafesë dhe kakaos dy produktet bazë që shiten më shumë janë rritur ndjeshëm vitin e fundit. Shoqata lajmëroi  të çmimeve në pakicë në mars- prill me 10-30 lekë për një filxhan kafe.

Për shkak të konkurrencës së lartë të bar-kafeve nuk është reflektuar e gjithë rritja e çmimeve të importit tek filxhani i pakicës. Mirëpo rritja e përgjithshme e kostove (pagat, etj) bashkë me rritjen e çmimeve të importit nuk mund të mbajë më çmimin e kafesë në nivelin aktual në një mesatare 70-150 lekë sipas zonave.

Kafeja nuk është vetëm një produkt konsumi në vendin tonë, por përfaqëson stil jetese të shqiptarëve, dita e të cilëve nuk konceptohet pa kaluar disa kohë në baret për ta shijuar atë. Konsumi i kafesë sidomos në ambientet jashtë shtëpisë është arsye pse Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të barëve dhe restoranteve në Europë.

Vitin e ardhshëm pritet të ketë stabilizim të çmimeve nga rritja e prodhimit të ri të kafes në Brazil dhe zgjerimi i sipërfaqeve të kakaos në Nigeri Kamerun, por rreziku i motit ekstrem mbetet i lartë./ Monitor.al

Video

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht. Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtuese shtetasen E.K. ka përplasur këmbësorin I.D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht. I moshuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Prokurorja në Uashington ka publikuar pamjet filmike të incidentit të rëndë që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Videoja shfaq 31-vjeçarin Cole Allen duke thyer masat e sigurisë në hotelin "Washington Hilton" dhe duke vrapuar me armë në dorë drejt sallës ku ndodhej presidenti Donald Trump. Agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë menjëherë për ta ndaluar, duke shkëmbyer zjarr me autorin. Gjatë përplasjes, Allen qëlloi ndaj një agjenti, i cili mbeti i plagosur në gjoks por u shpëtua nga jeleku antiplumb. Autori u neutralizua dhe u arrestua nga forcat e sigurisë, duke parandaluar një tragjedi të mundshme.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme