Sociale 8 Maj 2025, 15:54 Nga VNA

Dëmi moral i premtimeve flluskë elektorale

Ndaje në Whatsapp
Dëmi moral i premtimeve flluskë elektorale

Vota e lirë dhe mundësia reale për të zgjedhur janë themeli i një shteti demokratik, pasi u jep qytetarëve fuqinë për të ndikuar në drejtimin e vendit. Ajo shërben si një mjet presioni ndaj qeverisë, duke e detyruar të jetë e përgjegjshme, transparente dhe e orientuar drejt interesit publik. Nëpërmjet votës, qytetarët mbajnë në kontroll pushtetin, duke ndëshkuar keqqeverisjen dhe duke shpërblyer politikat që përmirësojnë jetën e tyre. Në Shqipëri, e drejta e votës duket se tashmë është e shtrembëruar. Partitë, sidomos ato që kanë pushtetin, kanë krijuar një rrjet kapilar që “numërojnë” votuesit dhe i mbajnë në kontroll, në presion apo në vëzhgim, duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion për t’i “bindur” ata. Kthimi i mekanizmit të zgjedhjeve për së mbrapshti, duke i hequr fuqinë reale sovranit, është një tipar i nivelit të dobët të demokracisë, që ka karakterizuar vendin në këto dekada. Ndaj nuk është çudi që fushatat e partive politike, më shumë i ngjajnë një procesi blerjeje të votave, me premtime për kthime të larta e të shpejta (njësoj si piramidat) sesa masave të qëndrueshme me rezultate afatgjata që të çojnë në fitimin e votës. Rritja e pagës e pensioneve është në thelb të garës mes dy partive kryesore, së bashku me premtime të tjera, që në fakt duhet të ishin zgjidhur me kohë, si ujë 24 orë, legalizimet, kthimi i pronave etj. Këto janë çështje që as nuk duhet të diskutoheshin në një vend që prej 35 vjetësh po ndërton demokracinë. Qytetarët, “të lodhur” nga problemet që nuk gjejnë zgjidhje, në vend që të ushtrojnë presion, presin çdo katër vjet se mos në ato pa ditë fushatë do t’u zgjidhen hallet, do të marrin legalizimin, do t’u shtrohen rrugët, apo më e thjeshta, që dikush do të marrë mundimin t’i dëgjojë. Veprimi më i fundit është premtimi për “Paqen fiskale”, që në thelb është një amnisti e pjesshme, që premton falje të detyrimeve më të vjetra se 10 vite. Për detyrimet nga 5 deri në 10 vite ofrohet fshirje 50% e borxhit, nëse paguhet menjëherë. Kjo falje është një refren i përsëritur rëndom çdo katër vjet. Në thelb, premtimet fasadë të çdo fushate veçse po sjellin një dëm moral institucional, që cenon kulturën e përgjegjësisë fiskale, vlerat e konkurrencës së ndershme dhe lidhjen e ndershme midis taksave, shërbimeve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë. Për bizneset, rreziku i çdo amnistie është dëmi moral kundrejt të gjithë sipërmarrjeve që kanë paguar rregullisht taksat, apo individëve që kanë deklaruar të gjithë të ardhurat. Këto biznese mund të dekurajohen, pasi amnistitë janë bërë të zakonshme pothuajse çdo katër vjet, duke zhbërë vullnetin e qeverisë, që deklaron se pas çdo amnistie nuk do të ketë më tolerancë ndaj evazionit. Bizneset mund të shtyjnë pagesat, ose të shmangin detyrimet fiskale me pritshmërinë se do t’u falen në ciklin e radhës. Kjo dëmton disiplinën tatimore dhe barazinë para ligjit, duke penalizuar ata që janë korrektë. Premtimet për rritje pagash ose ndihma pa mbështetje reale ekonomike krijojnë pritshmëri të rreme, nxisin konsum të paparashikueshëm dhe mund të sjellin presion inflacionist, ndërsa produktiviteti real nuk ndryshon duke dëmtuar sipërmarrjen në afatin e gjatë. Mosndjekja e rritjes së pagave të administratës nga biznesi, me diferencën që u thellua në 30% në fund të 2024-s nga 20% dy vjet më parë, është një dëshmi që “urdhrat administrativë” nuk funksionojnë. Kur premtimet bëhen për arsye elektorale dhe jo mbi baza të qëndrueshme ekonomike, qytetarët dhe bizneset fillojnë të mos u besojnë më institucioneve. Ata e shohin politikën si një mjet manipulimi, jo si një proces serioz vendimmarrjeje. Rreziku është që si bizneset, ashtu edhe individët, të reagojnë duke shmangur taksat, për sa kohë që perceptojnë se ato po shpërdorohen, të largohen nga procesi demokratik, gjë që dobëson pjesëmarrjen dhe kontrollin ndaj pushtetit, apo dhe të largohen fare nga vendi, si një protestë e heshtur, çka në fakt vazhdon të ndodhë masivisht. Pas 30 vitesh demokraci, votat nuk mund të “blihen” më me lëvizje sipërfaqësore, por me reforma të thella, që do të nxisnin zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, rritje të konkurrueshmërisë, nxitje të Investimeve të Huaja Direkte, që do të sillnin më shumë të ardhura në buxhet e paga më të larta e si rrjedhojë, përmirësim real të mirëqenies së individëve./ Monitor.al

Video

Veterani i Ushtrisë Amerikane, Anthony Aguilar, dhe ish-agjentja e inteligjencës amerikane, Josie Guilbeau, ndërprenë një seancë konfirmimi në Senat në Uashington, duke dënuar gjenocidin në Gaza dhe duke deklaruar detyrën e tyre kushtetuese. Pas kësaj, ata u shoqëruan jashtë nga Policia e Kapitolit.

Një aksident tragjik ndodhi në Lisbonë, kur tramvaji turistik Gloria doli nga shinat, duke shkaktuar të paktën 15 viktima dhe 20 të plagosur, disa në gjendje kritike. Shkak ishte çarja e një kablli mbështetës që bëri tramvajin të humbë kontrollin dhe të përplaset me një ndërtesë. Autoritetet po vazhdojnë operacionet për shpëtimin e të mbijetuarve dhe hetimet për shkaqet e aksidentit. Presidenti i Portugalisë shprehu ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre.

Gjatë një takimi në Pekin, presidenti rus Vladimir Putin falënderoi Kim Jong Un për mbështetjen në luftën kundër Ukrainës, ndërsa lideri koreanoverior shprehu gatishmëri për të ndihmuar Rusinë. Por pas takimit, vëmendjen e mediave e tërhoqën pamjet ku stafi i Kim-it pastronte me kujdes karrigen, tavolinën dhe largonte gotën e tij, për të eliminuar çdo gjurmë të ADN-së së liderit. Praktika të tilla nuk janë të pazakonta mes liderëve autoritarë. Edhe Putin, gjatë udhëtimeve jashtë vendit, mbledh lëngjet trupore për të ruajtur sekretin e shëndetit të tij.

“Zëri i Hind Rajab”, një dokudramë mbi ngjarjet e janarit 2024, la të përlotur publikun dhe gazetarët gjatë shfaqjes së saj të parë në Festivalin e Filmit në Venecia. Regjisorja franko-tuniziane Kaouther Ben Hania dhe ekipi i saj, të gjithë të veshur në të zeza, nuk i mbajtën dot lotët ndërsa dëgjonin duartrokitjet e gjata, brohoritjet dhe thirrjet “Free Palestine!” në sallën kryesore të festivalit me 1,032 vende. Filmi sjell historinë e Hind Rajab, 5-vjeçares që po përpiqej të shpëtonte nga ushtria izraelite në qytetin e Gazës, së bashku me gjashtë të afërm të saj, kur makina e tyre u qëllua. Ajo ishte e vetmja që mbijetoi, ndërsa telefonatat e saj të dëshpëruara me shërbimin e Kryqit të Kuq të Gjysmëhënës së Kuqe u regjistruan dhe ngjallën indinjatë ndërkombëtare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme