Politika 1 May 2026, 18:24 Nga VNA

Mereme Sela: Zgjedhjet në PD po manipulohen, Berisha nuk plotëson kriteret për të garuar. Do ta ndjek çështjen në gjykatë

Ndaje në Whatsapp
Mereme Sela: Zgjedhjet në PD po manipulohen, Berisha nuk plotëson

Mereme Sela, kandidate për kryetare e Partisë Demokratike, ka denoncuar publikisht procesin zgjedhor në parti, duke e cilësuar atë të manipuluar dhe në kundërshtim me statutin.

Në një deklaratë për shtyp, Sela bën të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës për pezullimin e procesit dhe SPAK për hetimin e asaj që e quan një “proces të korruptuar zgjedhor”.

Ajo akuzon Sali Berishën se ka marrë peng Partinë Demokratike dhe se nuk lejon zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas Selës, ish-kryetari nuk përmbush kriteret e statutit për të kandiduar, pasi ka humbur zgjedhjet e vitit 2025 dhe nuk i lejohet ligjërisht të rikandidojë.

Po ashtu, Sela thekson se Partia Demokratike nuk mund të vijë në pushtet me një lider të shpallur “non grata” në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Ajo shton se skualifikimi i saj dhe i kandidatëve të tjerë është i padrejtë dhe përbën një goditje ndaj demokracisë brenda partisë, ndërsa njoftimin për këtë vendim thotë se e ka marrë përmes mediave.

Sela paralajmëron se do t’i drejtohet edhe Ambasadës së SHBA-së, asaj britanike dhe misionit të BE-së për të kërkuar mbështetje dhe për të informuar mbi situatën në parti, ndërsa shprehet skeptike për një reagim nga strukturat e PD-së.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme