Histori të harruara 1 May 2026, 18:03 Nga VNA

“Pse mbahet në Tiranë Ramadan Sokoli?”. Shënimi i Hysni Kapos në dokumentet e biografisë për artistin e njohur

Ndaje në Whatsapp
“Pse mbahet në Tiranë Ramadan Sokoli?”. Shënimi i

Ka dokumente që flasin më shumë për kohën sesa për personat që përmendin. Një i tillë është materiali i vitit 1965 i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i hartuar pas një letre drejtuar Enver Hoxhës.

Një shtetas jugosllav kërkonte lirimin e Ibrahim Sokolit. Por siç ndodhte shpesh në atë regjim, përgjigjja nuk ndalet te individi. Hapet e gjithë biografia familjare. Përshkruhet Ibrahim Sokoli si i internuar në Lushnjë që prej vitit 1954, përmendet i ati, dhe më pas, në një fjali të vetme, del edhe emri i Ramadan Sokolit.

“Mbas çlirimit është dënuar si kriminel lufte. Sot është kompozitor dhe me banim në Tiranë.”- shkruhet në dokumentin që ka lexuar VNA.

Asgjë më shumë. Asnjë fjalë për muzikën, për kërkimin shkencor, për kontributin e tij si një nga figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Në logjikën e regjimit, këto nuk kishin peshë përballë biografisë.

Dhe kjo bëhet edhe më e qartë në fund të dokumentit, ku Hysni Kapo-s i lind një pyetje që nuk është thjesht personale, por shpreh vetë mekanizmin e pushtetit:
“Pse mbahet në Tiranë kaq shumë? Paskemi nevojë për një kriminel lufte?”

Kjo nuk është thjesht një fjali. Është mënyra si funksiononte regjimi: individi nuk vlerësohej për atë që ishte bërë, por për atë që ishte shënuar në dosje. Një artist mund të jetonte dhe të krijonte, por mjaftonte një etiketë e vjetër që gjithçka të vihej në pikëpyetje.

Në këtë dokument, Ramadan Sokoli nuk është thjesht një emër në një listë. Ai është shembulli i qartë se si edhe një njeri me vlera të mëdha, i përkushtuar ndaj artit dhe kulturës, mbetej i ekspozuar ndaj një sistemi që nuk harronte dhe nuk falte.

Sepse në atë kohë, biografia nuk ishte e shkuara. Ishte një dënim i përhershëm. Dhe nje persekutim që zgjaste me dhjetëra vite dhe që shkaktonte viktima tek e gjithë familja

Lexo gjithashtu

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme