Sociale 10 May 2025, 16:55 Nga VNA

Shqiptarët në shënjestër të reformave të reja? The Times paralajmëron për plane radikale anti-emigracioni në Angli

Ndaje në Whatsapp
Shqiptarët në shënjestër të reformave të reja? The

Reformat e pritshme që Ministrja e Brendshme britanike do të njoftojë javën e ardhshme, mendohet se do të jenë jetësore për përpjekjet e kryeministrit Starmer për të luftuar popullaritetin në rritje të Partisë Reforma, të babait të Brexit-it, Nigel Farage, partia e të cilit ndodhet 10 pikë përpara Laburistëve në pushtet në sondazhet e opinionit publik dhe i shkaktuan një humbje të thellë dy partive kryesore në zgjedhjet e fundit të pjesshme lokale.

Sipas The Times, në planet e reja anti-emigracion do të kufizohet mundësia e azilkërkuesve që u është refuzuar kërkesa, apo kriminelëve të huaj, që të përdorin lidhjet e të drejtave të njeriut për të bllokuar riatdhesimin e tyre në vendet e origjinës, përfshirë edhe ata shqiptarë.

Qeveria britanike pritet të ndryshojë ligjin për të kufizuar interpretimin e Nenit 8 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nen i cili mbron të drejtën e pasjes së jetës familjare dhe private, që përdoret rëndom për bllokimin e deportimeve nga Britania.

Ministrja e Brendshme, Yvette Cooper, apeloi së fundmi me sukses ndaj një vendimi të Tribunalit të Emigracionit për rastin e një shqiptari të dënuar, i cili kërkoi qëndrimin e mëtejshëm për shkak të vështirësive emocionale, pasi djali i tij dhjetëvjeçar nuk do të mund të hante dot një produkt me mish pule nga ato që gjenden jashtë Britanisë.

Leja e përhershme e qëndrimit për ata që jetojnë në Britani, në planet e reja të qeverisë, pritet të rritet nga 5 në dhjetë vjet pritje për një kategori emigrantësh. Po ashtu, pritet të rriten kriteret për testin e gjuhës angleze për të huajt.

Pritet po ashtu të ketë kufizime për dhënien e vizave nga disa vende, shtetasit e të cilave kanë më shumë gjasa të thyejnë vizën britanike apo të kërkojnë azil, ku përfshihen vende si Pakistani, Nigeria dhe Sri Lanka, por ende nuk përmendet Shqipëria në njoftimet në median vendase.

Në këtë kontekst, interesante pritet të jetë vizita e kryeministrit britanik Starmer në Tiranë javën e ardhshme, ku mendohet gjerësisht se çështja e qendrave të ngjashme të shqyrtimit të azilit për emigrantët e huaj që mbërrijnë në Britani, si ato me Italinë në Gjadër, pritet të jenë në agjendën e takimit me homologun e tij shqiptar. /Top Channel

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme