Sociale 9 Maj 2025, 11:26 Nga VNA

Iluzioni i rritjes ekonomike: Si kursi i këmbimit dhe inflacioni fshehin të vërtetën e PBB-së për frymë në Shqipëri (2013–2024)

Ndaje në Whatsapp
Iluzioni i rritjes ekonomike: Si kursi i këmbimit dhe inflacioni fshehin

Shqipëria është bërë më e pasur apo thjesht leku më i fortë?

Kjo është pyetja që qëndron në thelb të një analize që zbërthen shifrat optimiste të qeverisë për rritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për frymë gjatë dekadës së fundit. Nga 3,552 euro për frymë në vitin 2013 në mbi 10,000 euro në vitin 2024 — tingëllon si një sukses i jashtëzakonshëm. Qeveria nuk ka humbur asnjë rast për ta thënë me zë të lartë e me grafikë plot ngjyra këtë arritje fenomenale të trefishimit të PBB-së për frymë. Por a është realisht kështu?

Në një lajm zyrtar të vitit 2019 (lidhja bashkëlidhur) informohet publiku se : Të ardhurat për frymë nga viti 2013 deri në 2019 u rritën me 27.2%. Pra po t’i besojmë shifrave optimiste të qeverisë nga viti 2019 deri në vitin 2024, PBB-ja për frymë është rritur me 272.8 %. Nuk është ndoshta e nevojshme të vëmë në dukje se nëse PBB-ja për frymë është trefishuar, atëherë në periudhën 2019-2024 të ardhurat për frymë janë rritur 10 herë më shumë se në periudhën 2013-2019. Një mrekulli ekonomike ka ndodhur!

Një vështrim më i thellë në të dhëna tregon një tablo më të kujdesshme, ku pas rritjes mbresëlënëse fshihen dy faktorë kryesorë që e deformojnë perceptimin e suksesit: forcimi lekut ndaj euros (që kërkon studim më vete) dhe inflacioni i akumuluar.

Lek më i fortë, euro më e dobët: Një rritje në letër

Në vitin 2013, një euro këmbehej me rreth 140 lekë. Në vitin 2024, kjo shifër ka rënë në më pak se 99 lekë. Ky zhvlerësim i euros, përballë një leku që është forcuar me mbi 30% gjatë periudhës, ka rritur automatikisht vlerën e çdo treguesi të shprehur në euro — përfshirë edhe PBB-në për frymë. Pra, Shqipëria nuk ka prodhuar domosdoshmërisht më shumë, por thjesht ajo që prodhon tashmë përkthehet në më shumë euro.

Nëse do të mbanim konstant kursin e këmbimit të vitit 2013, rritja e PBB-së për frymë në euro do të ishte shumë më modeste: nga 3,552 euro në rreth 7,051 euro — pra rreth 98% dhe jo 183% siç pretendohet me kursin aktual.

Inflacioni: Armiku i padukshëm i rritjes reale

Nga viti 2013 deri më 2024, çmimet janë rritur ndjeshëm — mesatarisht rreth 3.5% në vit, me shpërthime inflacioniste pas vitit 2022. Në total, inflacioni i akumuluar përllogaritet në rreth 40%, që do të thotë se fuqia blerëse e një leku në vitin 2024 është shumë më e ulët krahasuar me 2013-ën.

Kur PBB-ja për frymë e vitit 2024 llogaritet duke përdorur lekët e vitit 2013, rezultati bie ndjeshëm: rreth 705,091 lekë, nga 987,128 lekë që është nominalisht. Pra, rritja reale është vetëm +41.8% në 11 vjet — larg nga rritja e deklaruar në euro.

E njëjta histori me pagat: më shumë euro, por jo domosdoshmërisht më shumë bukë

Rritja e pagës mesatare është një tjetër rast studimi që tregon për iluzionin e progresit. Nga 52,080 lekë në vitin 2013 në 98,300 lekë në 2024, tingëllon si një përmirësim i ndjeshëm. E shprehur në euro, rritja duket dramatike: nga 372 € në 1,000 €. Por kur llogaritet me lekët e vitit 2013, ajo bie në vetëm 70,214 lekë – një rritje reale prej 34.8%, shumë më e ulët nga sa mundohen ta shfaqin në sipërfaqe.

Përfundimi: Shifrat e fryra fshehin realitetin modest

Rritja ekonomike në Shqipëri ekziston — por nuk është as afër asaj që përshkruhet nga shifrat e deklaruara në euro nominale. Kur heqim efektin e kursit të këmbimit dhe të inflacionit, del në pah një e vërtetë më e thjeshtë, më modeste, por edhe më e besueshme: rritja reale e PBB-së për frymë gjatë 2013-2024 është rreth 41.8%, por kurrsesi jo mbi 180% siç dëshiron ta fryjë për propagandë zgjedhore qeverisja aktuale.

Rekomandimi: Koha për sinqeritet ekonomik

Në një kohë kur perceptimi është gjithçka, është e rëndësishme që statistikat të mos shndërrohen në propagandë. Institucionet duhet të raportojnë në monedhën zyrtare lek, të ofrojnë analizë reale të të dhënave dhe të sqarojnë ndikimin e inflacionit dhe kursit të këmbimit. Të thuash të vërtetën në ekonomi nuk është dobësi — është domosdoshmëri për të ndërtuar besim me qytetarët

Burimet: INSTAT, Banka e Shqipërisë, FMN, përllogaritje të autorit.

Video

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht. Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtuese shtetasen E.K. ka përplasur këmbësorin I.D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht. I moshuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Prokurorja në Uashington ka publikuar pamjet filmike të incidentit të rëndë që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Videoja shfaq 31-vjeçarin Cole Allen duke thyer masat e sigurisë në hotelin "Washington Hilton" dhe duke vrapuar me armë në dorë drejt sallës ku ndodhej presidenti Donald Trump. Agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë menjëherë për ta ndaluar, duke shkëmbyer zjarr me autorin. Gjatë përplasjes, Allen qëlloi ndaj një agjenti, i cili mbeti i plagosur në gjoks por u shpëtua nga jeleku antiplumb. Autori u neutralizua dhe u arrestua nga forcat e sigurisë, duke parandaluar një tragjedi të mundshme.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme