Sociale 15 Maj 2025, 12:50 Nga VNA

Shqipëria shpallet vendi më i mirë për t’u vizituar këtë vit

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria shpallet vendi më i mirë për t’u vizituar

Një mori destinacionesh u renditën bazuar në sigurinë, përballueshmërinë ekonomike, klimën dhe angazhimin në mediat sociale dhe Shqipëria u rendit në krye të listës Vendi më i mirë për t’u vizituar këtë vit? Me kaq shumë qytete interesante për t’u eksploruar dhe gjëra të reja argëtuese për të bërë, ky është një titull mjaft i vështirë për t’u dhënë, por platforma HelloSafe ia ka arritur të rendisë destinacionet më të mira për vitin 2025. Kompania ka analizuar një mori vendesh dhe u ka dhënë atyre një rezultat të përgjithshëm, bazuar në sa të sigurta dhe të përballueshme janë, angazhimin në mediat sociale dhe si performojnë në një indeks klimatik bazuar në reshjet dhe temperaturën ideale. Në krye të listës me një rezultat prej 75.8 është Shqipëria, i cilësuar si vendi i bukur mesdhetar që është bërë një alternativë e preferuar ndaj Greqisë dhe Kroacisë gjatë viteve të fundit. Plazhet janë aq të bukura, sa bregdeti i Shqipërisë ishte destinacioni kryesor i preferuar në Europë për vitin 2025, sipas këtij raporti. Vendet që ia vlen të vizitohen përfshijnë Ksamilin, një “gërshetim gjiresh, ishuj në miniaturë, kepe të pyllëzuara dhe laguna që shkëlqejnë në diellin e vonë të pasdites”, dhe Gjirin e Dafinës, një rezervat natyror i mbrojtur në gadishullin e Karaburunit. Megjithatë, rajonet e brendshme të Shqipërisë janë gjithashtu spektakolare. HelloSafe e quajti vizitën në luginën e ruajtur të Thethit, në rajonin alpin të Shqipërisë, si një nga gjërat më të mira për të bërë këtë vit. Është një zonë e mbushur me kullota alpine, pyje të dendura pishe dhe liqene, të gjitha me një sfond mbresëlënës majash të mprehta. Kolumbia zuri vendin e dytë me një rezultat 72.2, dhe Laosi zuri vendin e tretë me 71.9./Monitor Vendet më të mira për t’u vizituar këtë vit: Shqipëri Kolumbi Laos El Salvador Serbi Arabi Saudite Kazakistan Butan Bahrein Guatemala Mongoli Armeni Porto Riko Gana Uruguai Andorra Tanzani Samoa Moldavi Sri Lanka

Video

Presidenti i Federatës Palestineze të Futbollit ka refuzuar t’i japë dorën presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, gjatë Kongresit të 76-të të FIFA-s, në një moment që u bë i dukshëm publikisht. Ngjarja ndodhi në kuadër të një përpjekjeje për një gjest simbolik pajtimi, i cili përfshinte edhe një fotografi të përbashkët me përfaqësues të federatave të Izraelit dhe Palestinës. Megjithatë, përfaqësuesit palestinez nuk pranoi të marrë pjesë në këtë skenë protokollare, duke thënë se ata po vuajnë si pasojë e agresionit izraelit.

Aktivistët e Global Sumud Flotilla, të ndaluar në ujëra ndërkombëtare nga forcat izraelite, denoncojnë 40 orë trajtim brutal në një anije ushtarake: dhunë fizike, mungesë ushqimi e uji dhe detyrim për të fjetur në dysheme të përmbytur. Ata thonë se edhe rezistenca paqësore ndaj arrestimit të disa pjesëmarrësve u përball me “dhunë të pastër”, duke lënë disa me plagë serioze. Pas mbërritjes në Crete, pretendohet se policia greke i mbajti në autobusë pa i lejuar të zbresin.

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht. Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtuese shtetasen E.K. ka përplasur këmbësorin I.D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht. I moshuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Prokurorja në Uashington ka publikuar pamjet filmike të incidentit të rëndë që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Videoja shfaq 31-vjeçarin Cole Allen duke thyer masat e sigurisë në hotelin "Washington Hilton" dhe duke vrapuar me armë në dorë drejt sallës ku ndodhej presidenti Donald Trump. Agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë menjëherë për ta ndaluar, duke shkëmbyer zjarr me autorin. Gjatë përplasjes, Allen qëlloi ndaj një agjenti, i cili mbeti i plagosur në gjoks por u shpëtua nga jeleku antiplumb. Autori u neutralizua dhe u arrestua nga forcat e sigurisë, duke parandaluar një tragjedi të mundshme.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme