Sociale 14 May 2025, 18:52 Nga VNA

Të arsimuarit në Shqipëri ndryshojnë preferencat, bie numri i të diplomuarve në vite

Ndaje në Whatsapp
Të arsimuarit në Shqipëri ndryshojnë preferencat, bie numri

Në Shqipëri po vërehet një ndryshim i dukshëm në preferencat akademike të të rinjve. Profesionet tradicionale si mësuesia, gazetaria dhe artet po humbasin terren, ndërsa gjithnjë e më shumë studentë po orientohen drejt mjekësisë, inxhinierisë dhe teknologjisë.

Të dhënat më të fundit nga INSTAT tregojnë se, nga viti 2019 deri në 2024, fushat si arsimi, gazetaria dhe shkencat humane kanë humbur mbi 10 mijë të diplomuar. Vetëm në arsimim, numri i diplomimeve ka rënë nga mbi 9 mijë në vitin 2019, në vetëm 6.840 këtë vit, një alarm i heshtur për mungesën e mësuesve në të ardhmen.

“Ka disa faktorë, por më e rëndësishmja është shpejtësia dhe mundësia për akses në punë sa më shpejt. Gjithashtu, pavarësisht profesionit, përvoja në Shqipëri ka treguar se shumë gjëra mund të bëhen nga kushdo. Së dyti, kjo lidhet me mundësitë për punë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj.

Tendencat janë drejt teknologjisë së informacionit, shkencave mjekësore dhe ekonomisë. Kjo i lidh profesionistët me më shumë mundësi, si për të hapur sipërmarrje private, ashtu edhe për të punuar si freelancer” , tha Erion Muça, ekspert arsimi dhe punësimi.

Edhe artet dhe shkencat sociale janë në rënie të ndjeshme. Ndërkohë, degët si mjekësia dhe inxhinieria po njohin rritje të qëndrueshme. Në pesë vitet e fundit, mbi 4.200 studentë më shumë janë diplomuar në fushën e shëndetit dhe mirëqenies.

Vetëm në vitin akademik 2023–2024, janë diplomuar 28.193 studentë në arsimin e lartë shqiptar. Pjesa më e madhe, 51.3 për qind, kanë përfunduar studimet “Bachelor”, ndërsa 43.1 për qind janë diplomuar në “Master”.

“Universitetet në Shqipëri duhet të jenë shumë më praktike, për t’u përshtatur me dinamikat e ndryshimit të tregut të punës. Kjo kërkon përditësim të vazhdueshëm të kurrikulave dhe të stafit akademik”, shtoi eksperti Muça.

Fusha më e preferuar këtë vit ishte “Biznes, administrim dhe ligj”, me gati një të katërtën e të diplomuarve – rreth 24.4 për qind. Ndërkohë, ndarja gjinore vijon të jetë e theksuar: Gratë përbëjnë 65.8 për qind të të diplomuarve, duke dominuar në arsimin, shëndetin dhe gazetarinë./Euronews/

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme