Sociale 14 Maj 2025, 07:45 Nga VNA

Emigrimi masiv/ Shqiptarët kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Ndaje në Whatsapp
Emigrimi masiv/ Shqiptarët kombësia më e madhe në BE,

Në fillim të vitit 2023, në Bashkimin Europian (BE) jetonin 27.4 milionë persona që nuk ishin qytetarë të Bashkimit Europian, sipas të dhënave të Eurostat. Këta përbënin 6.1% të popullsisë së BE-së. Në vitin 2023, u regjistruan 25 shtetësi jo-BE – që secila përbënte të paktën 1,0 % të gjithë rezidentëve jo-BE në Bashkimin Europian; së bashku, këto grupe përfaqësonin 74,7 % të totalit.

Komunitetet më të mëdha që jetonin në BE pa pasur shtetësi të një vendi anëtar ishin shtetasit ukrainas (11,9 %), turq (7,7 %), marokenë (7,1 %) dhe sirianë (5,3 %). Ndërkohë, shtetasit kinezë (përfshirë Hong-Kongun) dhe rusët zinin përkatësisht 3,9 % dhe 3,3 % të numrit të përgjithshëm. Shqiptarët renditen në vendin e nëntë me rreth 2.3% të totalit të të huajve që jetojnë në BE, pas Indisë (3.2%) dhe Mbretërisë së Bashkuar (2.6%).

Shqipëria, e para në raport me popullsinë përkatëse

Në vendet e BE-së jetojnë rreth 3.2 milionë ukrainas, dhe 2.1 milionë turq, sipas të dhënave të Eurostat, duke u renditur të parët në numër.

Por emigrantët nga të dy këto shtete vijnë nga vende me popullsi të mëdha, ku Turqia ka 87 mln banorë dhe Ukraina 39 milionë banorë, duke bërë që emigrantët në raport me popullsitë e tyre përkatëse te jenë vetëm 2.4% dhe 8.4%..

Në BE, sipas Eurostat jetojnë rreth 630 mijë shqiptare (të dhënat nuk përfshijnë Greqinë). Kjo është e barabartë me 26% të popullsisë që jeton në Shqipëri, duke na renditur të parët në BE, në raport me popullsinë, sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor. Nëse shtohen dhe ata që jetojnë në Greqi, që janë të paktën 400 mijë persona, shifra e kalon 40%.

Në nivele të larta është dhe Kosova, që renditet e dyta për shtetasit që jetojnë në BE, në raport me popullsinë përkatëse, me 25.7%.

Ballkani Perëndimor vijon kryesimin, me Maqedoninë e Veriut me 19.6% dhe Bosnjë e Hercegovinën me 17.3%.

Lejet e qëndrimit, 73 mijë vetëm në 2023

Të dhëna të tjera të Eurostat bënë të ditur se në vitin 2023 u dhanë rreth 75 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së.

Në 2022-2023 janë dhënë gjithsej 154 mijë leje qëndrimi për herë të parë.

Që nga viti 2008, kur Eurostat raporton të dhënat kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 920 mijë shtetas shqiptarë.

Ikja në vendet e BE-së është një nga arsyet kryesore e rënies së ndjeshme të popullsisë. INSTAT gjeti në Censin e fundit se popullsia e vendit është reduktuar me 420 mijë persona në raport me Censin e mëparshëm të 2011. Në vend, sipas INSTAT tashmë jetojnë vetëm 2.4 milionë persona./ Monitor

Video

Fermerët në Francë po përshkallëzojnë protestat, duke spërkatur ndërtesa qeveritare dhe makina policie me pleh organik dhe duke ngritur barrikada në rrugë kryesore. Shkaku i pakënaqësisë është politika e qeverisë për therjen masive të kopeve të bagëtive të infektuara nga sëmundja e lëkurës me nyja (LSD), e cila ndikon në prodhimin e qumështit dhe ndalon tregtimin e kafshëve të prekura. Që nga shpërthimi i parë në qershor në Alpe, janë konfirmuar 110 raste dhe janë therur rreth 3,000 kafshë në lindje dhe jugperëndim të vendit. Dy sindikata kryesore të fermerëve e konsiderojnë këtë qasje si brutale dhe propozojnë therjen selektive të kafshëve të sëmura së bashku me vaksinimin e atyre të shëndetshme. Autoritetet shprehin shqetësim se protesta mund të shndërrohet në një lëvizje më të gjerë rurale, të shqetësuar nga rregullat e BE-së dhe konkurrenca ndërkombëtare.

Një seancë e zakonshme e së hënës në Kongresin e Meksiko Sitit u shndërrua në kaos, pasi një debat mbi reformën e transparencës degradoi në përplasje fizike mes ligjvënësve. Pamjet nga salla tregojnë deputetë që shtyhen, bërtasin dhe madje tërheqin njëri-tjetrin për flokësh në podiumin në pjesën e përparme të sallës.

Parkimi në QSUT, gangrena e qytetarëve që nuk kanë ku të parkojnë për të lënë të sëmurin. E teksa Tirana është mbushur me kulla dhjetra katëshe, me ndërtime në cdo cep të kryeqytetit, qytetarët të cilët kanë probleme shëndetësore apo familjarët e tyre përballen me një gjëndje skandaloze parkimi në qsut. Çdo ditë është e njëjta situate, makina të parkuara kudo, mbi trotuar, pranë dyerve të spitalit, parkime dyshe-treshe e më shumë. Prej 25 vitesh në qendrën më të madhë spitalore nuk gjendet një zgjidhje, teksa qeveria kërkon të anëtarësojë vendin në Bashkimin Europian. Jo vetëm kaq, por më absurde është fakti se qytetarët paguajnë për tu futur në QSUT me makinë, ndërkohë që nuk kanë se ku të lenë makinën e tyre për të transportuar të sëmurin apo familjarin.

Një kopje e Statujës së Lirisë në qytetin Guaiba të Brazilit u rrëzua pas goditjes nga erërat e fuqishme. Pamjet tregojnë momentin kur struktura e lartë përplaset në tokë, duke reflektuar motin e keq që ka përfshirë qytetin.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme