Sociale 18 May 2025, 21:56 Nga VNA

Familjet shqiptare po shmangin kreditë

Ndaje në Whatsapp
Familjet shqiptare po shmangin kreditë

Gjashtëmujori i dytë i 2024 shënoi një rritje të të ardhurave mesatare më të shpejtë se shpenzimet, duke përmirësuar disi bilancin financiar të familjeve shqiptare.

Sipas një vrojtimi të fundit të Bankës së Shqipërisë rreth 38% e familjeve raportojnë të ardhura mujore nga 50 deri në 100 mijë Lekë, ndërsa 17% arrijnë në nivelin e 100 deri në 200 mijë Lekë.

Në të njëjtën kohë, është vënë re një zhvendosje e ndjeshme drejt niveleve më të larta edhe për sa i përket shpenzimeve, çka tregon një rritje të kostove të jetesës.

Në anën tjetër, niveli i huamarrjes ka rënë ndjeshëm në banka ka rënë ndjeshëm. Vetëm 18% e familjeve të anketuara deklarojnë se kanë hua aktive, një rënie prej 6 përqind krahasuar me periudhën e mëparshme.

Pjesa më e madhe e këtyre huave janë marrë për qëllime si blerja ose riparimi i pronës dhe zhvillimi i një biznesi.

Por Banka e Shqipërisë thekson se po rritet pesha e huave të marra nga burime joformale, si persona fizikë ose mallra të papaguara, të cilat përbëjnë tashmë 55% të totalit të huave.

Kjo zhvendosje tregon një tendencë të familjeve për të shmangur burokracitë bankare, por ngre edhe pikëpyetje mbi sigurinë dhe transparencën e financimit.

Sipas vrojtimit kjo tablo ekonomike e familjeve shqiptare sipas bankës reflekton një përmirësim të kujdesshëm, por edhe një ngurrim për të marrë më shumë rreziqe financiare në një periudhë ku tregjet dhe çmimet mbeten të paqëndrueshme.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme