Sociale 22 Maj 2025, 11:28 Nga VNA

Trafik ka kudo, por Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave në raport me popullsinë

Ndaje në Whatsapp
Trafik ka kudo, por Shqipëria e treta nga fundi për numrin e makinave

 

Ndonëse numri i mjeteve po shtohet dhe popullsia është reduktuar, sërish Shqipëria mbetet një ndër vendet me numrin më të ulët të automjeteve në raport me popullsinë, duke mos justifikuar trafikun e madh që krijohet kudo.

Sipas Eurostat, në fund të vitit 2023, në Shqipëri qarkullonin 742 mijë mjete aktive, që në raport me popullsinë e rishikuar të INSTAT në Cens 2023 rezulton 306 mjete për 1000 banorë, ose 0.3 mjete për 1 banor, sipas përllogaritjeve të Monitor. (Eurostat raporton shifrën 202 mjete për 1000 banorë për Shqipërinë, ose 0.2 mjete për banor, por që është e llogaritur në bazë të popullsisë së vjetër).

Ndonëse treguesi rritet ndjeshëm pas rishikimit të popullsisë, Shqipëria mbetet e treta nga fundi për numrin e ulët të automjeteve në raport me popullsisë duke lënë pas vetëm Maqedoninë e Veriut (264) dhe Turqinë (176).

Serbia ka 362 mjete për 1000 banorë dhe Mali i Zi 389.

I gjithë rajoni është i nënmotorizuar në krahasim me mesataren e Bashkimit Europian prej 550 automjetesh për  1000 banorë, apo në raport me Italinë, që renditet e para, me 694 mjete.

Në Shqipëri, i vetmi qytet që i afrohet mesatares së BE-së është Tirana, me rreth 500 mjete për 1000 banorë.

Europa

Në vitin 2023, në Bashkimin Europian kishte mesatarisht 0.55 automjete për pasagjerë për banor, duke shënuar një rënie prej 0.1 pikë përqindje krahasuar me vitin 2022, sipas Eurostat.

Normat rajonale të motorizimit (automjete për pasagjerë për 1 000 banorë) shpesh lidhen me kushtet ekonomike, por mund të ndikohen edhe nga rrethana të veçanta. Për shembull, norma rekord e Valle d’Aosta u ndikua nga rregulla të favorshme tatimore.

Tre rajonet me normën më të lartë të motorizimit në vitin 2023 ishin në Itali: Valle d’Aosta me 2 295 automjete për pasagjerë për 1 000 banorë, Provincia Autonoma di Trento me 1 521 automjete për 1 000 banorë dhe Provincia Autonoma di Bolzano/Bozen me 915 automjete për 1 000 banorë.

Ndër 10 rajonet me normën më të lartë të motorizimit, 6 ishin në Itali, dhe nga një në Finlandë, Greqi, Holandë dhe Çeki.

Në anën tjetër të spektrit, rajoni përtej detit i Francës, Mayotte, kishte normën më të ulët të motorizimit me vetëm 83 automjete për pasagjerë për 1 000 banorë, i ndjekur nga rajoni grek i Peloponezit (206 për 1 000 banorë) dhe Guyane franceze (223 për 1 000 banorë).

Nga 10 rajonet me normën më të ulët të motorizimit, 4 ishin në Greqi, 2 në Francë, 2 në Rumani, dhe nga 1 në Gjermani dhe Austri. Në mënyrë të veçantë, 2 prej tyre ishin zona metropolitane: Berlini (340) dhe Vjena (364).

Pjesa më e lartë e makinave elektrike: Holanda, Suedia dhe Danimarka

Rajonet në Holandë dhe Suedi u veçuan ndër rajonet e BE-së për përqindjen më të lartë të makinave elektrike në flotën e përgjithshme të automjeteve për pasagjerë. Pjesa më e lartë u regjistrua në Flevoland të Holandës (17.1%), në Stokholm të Suedisë (10.7%), në Hovedstaden të Danimarkës dhe në Utrecht të Holandës (të dyja me nga 8.6%).

Ndër 10 rajonet me pjesën më të lartë të makinave elektrike, 5 ishin në Danimarkë, 2 në Holandë, 2 në Suedi dhe 1 në Belgjikë.

Në të kundërt, nga 10 rajonet me përqindjen më të ulët të makinave elektrike (afër zeros), 6 ishin në Greqi, 2 në Spanjë dhe 2 në Poloni./ Revista Monitor

Video

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Pogradec–Qafë Thanë, pranë fshatit Udënisht. Sipas informacionit paraprak, një automjet me drejtuese shtetasen E.K. ka përplasur këmbësorin I.D., rreth 80 vjeç, banues në Udënisht. I moshuari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Prokurorja në Uashington ka publikuar pamjet filmike të incidentit të rëndë që ndodhi gjatë darkës së korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Videoja shfaq 31-vjeçarin Cole Allen duke thyer masat e sigurisë në hotelin "Washington Hilton" dhe duke vrapuar me armë në dorë drejt sallës ku ndodhej presidenti Donald Trump. Agjentët e Shërbimit Sekret ndërhynë menjëherë për ta ndaluar, duke shkëmbyer zjarr me autorin. Gjatë përplasjes, Allen qëlloi ndaj një agjenti, i cili mbeti i plagosur në gjoks por u shpëtua nga jeleku antiplumb. Autori u neutralizua dhe u arrestua nga forcat e sigurisë, duke parandaluar një tragjedi të mundshme.

Koloni izraelit sulmon një murgeshë të krishtere në rrugët e qytetit të shenjtë të Jerusalemit. Video marrë nga Motaz Azaiza

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një video të shkatërrimit të një tuneli nëntokësor të Hezbollahut që ishte mbi 140 metra i gjatë. Shkatërrimi ndodhi mëngjesin e së enjtes duke përdorur më shumë se 24 tonë eksplozivë. Tuneli nëntokësor ndodhej në zonën Ras Binda në Libanin jugor.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme