Sociale 22 Maj 2025, 14:50 Nga VNA

Janar – prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të ulët që nga 2010-ta

Ndaje në Whatsapp
Janar – prill 2025, investimet kapitale në nivelin më të

Teksa nevojat për investime në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi janë shumë të mëdha për të mbuluar hendekun e standardeve me BE-në, Shqipëria po shfaq problematikë kronike në drejtim të planifikimit dhe ekzekutimit të fondeve publike për investime.

Të dhënat zyrtare të katërmujorit të parë të vitit 2025 tregojnë se investimet kapitale arritën rreth 14 miliardë lekë, vlera më e ulët që nga viti 2010. Fondet e realizuara në krahasim me planin ishin 33% më të ulëta dhe në raport me faktin e vitit të kaluar ishin 11% më të ulëta. Fondet e investimeve po “teprojnë” për arsye se një pjesë e investime të mëdha në infrastrukturën rrugore po jepen me koncesione PPP, ndërsa ndërtimi i Portit të Ri në Porto – Romano nuk po ecën sipas parashikimeve për arsye të mospasjes ende të një fituesi nga gara. Që nga 2017-a, mbi 60 % e investimeve kapitale mbulohen nga të ardhurat e brendshme, teksa stoku i kredive të huaja të nënshkruara dhe të patërhequra kaloi të 2 miliardë eurot në tremujorin e parë të 2025. Projektet me financim të huaj janë gjithnjë e më të pakta. Nga 34 miliardë lekë që ishin financimet e huaja në vitin 2012, gjatë 2023-2025 janë vetëm 4-5 miliardë lekë. Të vetmet projekte të reja që po financohen nga fondet e huaja janë hekurudha Durrës-Rrogozhinë (BERZH-BE) dhe ajo Tiranë -Durrës-Rinas. Ulja e madhe e investimeve kapitale me fonde buxhetore lidhet me tenderat e anuluar dhe kontestimet gjyqësore në dy vitet e fundit. Në të njëjtat praktika, por edhe më të vështira kalojnë edhe fondet e BE-së. Të dhënat tregojnë se politika publike e investimeve vazhdon të jetë ciklike, e varur  nga ngjarjet ekstreme të tilla si tërmeti dhe pandemia  më shumë se sa nga një plan vizionar afatgjatë zhvillimi. Vitet e fundit, investimet buxhetore po vuajnë një ekzekutim kronik të dobët. Deri në tetor 2024 ishin realizuar vetëm 30% e shpenzimeve kapitale të planifikuara për vitin, një nënperformancë që po përsëritet çdo vit. Më shumë se gjysma e fondeve u paguan në nëntor-dhjetor vitet e kaluara. Ministritë planifikojnë më shumë projekte se sa mund të nisin, teksa  buxheti rishikohet disa herë me akte normative, duke e komplikuar edhe më shumë realizimin final të fondeve. Shumica e projekteve të rëndësishme nuk janë të mbështetura me studime fisibiliteti. Kapacitetet administrative mbeten të kufizuara. 48 vende të lira pune janë në agjencitë e prokurimit. Mosrealizimi i investimeve publike krijon efekte negative në rritjen ekonomike të vendit me pasoja të shumëfishta. Ndryshe nga vendet e tjera në zhvillim, mosrealizimi i investimeve publike në vendin tonë nuk vjen nga mungesa e fondeve, por nga mungesa e projekteve dhe procedurave efikase./ Revista Monitor

Video

Kryeministri Rama ka qenë sot në Vlorë, ku është takuar me deputetët e zonës dhe kryetaren e bashkisë. Pamjet e siguruara nga VNA flasin qartë për nota nervozizmi në bisedën mes tyre, në dalje të një lokali ku u zhvillua takimi.

Direkt nga New York, Ora e Përrallës nga Shëndetësia… Si i bindim të rinjtë të kthehen në Shqipëri

Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë civilë nga rrënojat pasi një valë e re sulmesh ajrore nga SHBA dhe Izraeli goditi një lagje në kryeqytetin e Iranit, Teheran.  Videoja më poshtë tregon momentet e shpëtimit të civilëve nga ekipet e emergjencës pas bombardimeve në Teheran.

Poezia e parë e kilometrit të fundit

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme